Flash

"Dora e Zotit, jo këmba e Bathës": Egbo i heq meritat vetes për përmbysjen me Kukësin

Lapsi.al 21 February 2020
"Dora e Zotit, jo këmba e Bathës": Egbo i heq meritat vetes

"Goli i Bathës nuk është fat, por dorë e zotit. Edhe kur ishim duke humbur, unë besoja te përmbysja. I kam thënë çunave që kam besim te ekipi". Me këto fjalë, tekniku Emanuel Egbo përshkruan ato që i kalojnë nëpër mendje pas përmbysjes së cmendur me të cilën Tirana likuidoi Kukësin duke i marrë kreun, në minutat e fundit të ndeshjes.

"Jam pa fjalë. Nuk e di na ku t’ia nis - u shpreh nigeriani -. Lavdia i shkon atij lart që bëri këtë mrekulli. E gjithë bota e ka një zot dhe ai nuk iu zhgënjen kurrë. Ai ia jep atij që jep maksimumin. Nuk e di si mund t’i falënderoj çunat për atë që dhanë. Zoti i shpërbleu për atë që dhanë" tha tekniku i Tiranës, që cdo sukses e ka parë si të destinuar prej lart e jo për meritë të tij. Egbo, që kur është ulur në pankinën bardheblu, ka arritur 10 fitore e një barazim në 11 ndeshjet e luajtura.

Tani vjen derbi dhe Egbo kthehet në pikën ku filloi gjithcka, pikërisht në sfidën e një faze më parë kundër Partizanit: "Ta shijojmë këtë fitore sot, një ditë më shumë pushim nuk ka diçka ndryshe. Nesër kemi përsëri stërvitje dhe jemi njësoj si Partizani. Morali është i lartë dhe besimi po ashtu, vazhdojmë me këmbë në tokë".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI