Flash

Tragjedia/ Fëmijët shqiptarë, vëlla e motër bien në lumë

Lapsi.al 24 December 2019
Tragjedia/ Fëmijët shqiptarë, vëlla e motër bien

Dy fëmijë, shqiptarë nga Kosova, vëlla e motër, kanë humbur jetën pasi kanë rënë në një lumë në komunën Montbrison, Loire të Francës. Fëmijët, 5 dhe 2 vjeç kanë qenë duke luajtur bashkë me nënën e tyre pranë lumit Le Moingt (niveli i të cilit është rritur kohëve të fundit si pasojë e reshjeve të mëdha), kur vëllai, që ishte më i ri në moshë, ka rënë në ujë, ndërsa motra e tij më e madhe ka kërcyer për ta nxjerrë atë nga uji, por pa sukses, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP.

Siç raporton AFP, nëna 35-vjeçare me prejardhje nga Kosova kishte dalë me fëmijët e saj për të ngrënë në një restorant fast-food para se t’i dërgonte ata në orët e pasdites për të luajtur përreth lumit që kalon afër qendrës tregtare Montbrison.

Sipas deklaratës së saj, fillimisht në ujë kishte rënë djali, e më pas motra e tij ka kërcyer për ta nxjerrë atë nga uji, por është tërhequr nga rrjedha e lumit. Më pas ka kërcyer në ujë edhe nëna, që ia ka dalë t’i kapë ata, por pa qenë në gjendje që t’i rikthejë në jetë. Më pas ajo ka kërkuar nga njerëzit përreth që t’i lajmërojnë shërbimet emergjente.

Ndonëse arritën në vend të ngjarjes, shërbimet emergjente s’mundën të bënin asgjë, kanë thënë burime nga xhandarmëria për AFP-në. Nëna, e tronditur, është ende në spital. Zyra e prokurorit në Saint-Etienne ka hapur një hetim, dhe ka urdhëruar që t’u bëhet autopsia trupave të pajetë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI