Flash

"Kurrë tek Ferrari me Leclerc", Verstappen jep verdiktin e merkatos në F1

Lapsi.al 15 December 2019
"Kurrë tek Ferrari me Leclerc", Verstappen jep verdiktin e

Kontrata me Red Bull skadon në 2020 e Max Verstappen do të jetë një nga pjesët e çmuara të merkatos për sezonin e ardhshëm. Por e ardhmja e tij nuk do të jetë në Maranello. "Kam një raport të mirë me Leclerc, është një rival i fortë, por është pjesë e lojës - ka thënë hollandezi për Ziggo Sport -. Ai nuk ka influencë mbi faktin nëse unë shkoj apo jo tek Ferrari. Por nuk besoj se do të ndodhë: nuk duhet të kesh kurrë dy numra 1 afër njëri-tjetrit".

Agresiv e i shpejtë në pistë, therës me gjuhë përpara TV. Verstappen është padyshim një prej talenteve më të shkëlqyer në Formula 1 e në 2021, me shumë mundësi do të largohet nga Red Bull për të bërë kapërcimin e madh. Në fakt, me deklarata si ajo e bërë në Austin në nëntor ("Ferrari zhgenjyes? Ndodh kur resht së mashtruari"), në Maranello hollandezi ka brë shumë armiq, si administratori i deleguar i kokëkuqes, Louis Camilleri, që në mbrëmjen e Krishtlindjes me shtypin, i është kthyer akuzave të hedhura nga Verstappen pas GP të Austin. "Heshtja është shpesh gjëja më e mirë, nuk kam dëshirë të replikoj fjalët e një 22 vjecari - deklaroi Camilleri -. Një që thotë këto gjëra nuk mund të garojë kurrë për Ferrari".

Hipoteza është konfirmuar tani, në një tv lokal, nga vetë piloti, që me shumë mundësi brenda vetes shpreson në një lamtumirë të Hamilton nga Mercedes në fund të 2020 për ti marrë vendin. Anglezi tek Ferrari e hollandezi në organikën e Ëolff: një skenar që do ti bënte të lumtur të gjithë, përvec Sebastian Vettel, edhe për të në 2021 projektohet një aventurë e re.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI