Flash

Gattuso leksione analitike, por ndërkohë zhgënjen në debutim: “Napoli nuk është mendërisht mirë”

Lapsi.al 15 December 2019
Gattuso leksione analitike, por ndërkohë zhgënjen në

Debutimi i Genaro Gattuso ka qenë nga ato që tekniku nuk do të kishte dashur as ti mendonte, e megjithatë ndodhi: Napoli i tij brenda në shtëpi pësoi një humbje shokuese nga Parma. Pas kësaj situate, tekniku që zëvendësoi Ancelotti në pankinën e të kaltërve mund vetëm të mos fshihet pas fjalëve: “Napoli i pafat? Nuk besoj tek mungesa e fatit. Në këtë moment skuadra mendërisht nuk është mirë. Kemi bërë tonën, kemi përgatitur ndeshjen në dy ditë e gjysëm. Kemi kërkuar të përfitojmë nga entuziazmi i tifozëve dhe kualifikimi, por nuk kemi humbur për mungesë fati" ka theksuar ish-mesfushori.

Cështje psikologjike, me sa lexohet në fjalët e Gattuso, por që duhet ta bëjnë Napoli të reflektojë: "Skuadra duhet të besojë në fuqinë e vet dhe të braktisi nga koka problematikat". Tekniku nuk e sheh vetëm të errët situatën, pavarësisht se një humbje përpara publikut të shtëpisë, në ndeshjen e parë në detyrë e kundër një skuadre jo në nivelin teknik të Napolit, është vështirë të kapërcehet: "Gjërat pozitive? Nuk mjaftojnë, skuadra është në vuajtje. Kemi provuar 4-2-4 për të sjellë në shtëpi rezultatin, por tani duhet të mendohet për ekuilibrin. Edhe presioni duhet të bëhet mirë, ka nevojë të punohet shumë, të punohet në mendje, kjo skuadër është duke paguar faktin që nuk fiton prej më shumë se 50 ditë në kampionat. E tregojnë dhjetë minutat e para momentin tonë”.

Në fund edhe një kritikë për Insigne, që nuk duket se ka përfituar shumë nga largimi i Ancelotti: "Nuk do të flas vetëm për të. Për vite me radhë ka qenë lojtar kryesor, tani lodhet dhe vërshëllimat janë të drejta. Duhet të rigjejmë entuziazmin dhe të qëndrojmë brenda vetes e të jemi në lojë. Nuk ka luajtur keq vetëm Insigne, është një skuadër e ndërtuar për të arritur në majtë dhe në këtë moment nuk është duke bërë paraqitje të mira".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI