Flash

Inter anullon konferencën për shtyp: "Nga CorSport letër ofensive për Conte"

Lapsi.al 14 December 2019
Inter anullon konferencën për shtyp: "Nga CorSport letër

Inter ka vendosur të anullojë konferencën e Antonio Conte, në vigjilje të sfidës në Franchi kundër Fiorentinës. Një pozicionim që është bërë public përmes një komunikate për shtyp: "Dje, nga Corriere dello Sport, është publikuar një letër ofensive kundër trajnerit tonë, duke justifikuar agresivitetin në koment. Për ti dhënë një sinjal të gjithë medias "që duhet të garantojnë respektin për personat" sot nuk do të mbahet konferenca për shtyp".

Për të kuptuar reagimin e klubit zikaltër, duhet kthyer një hap mbrapa. Në 13 dhjetor, Corriere dello Sport ka publikuar një mail të një “tifozi" që trajtonte eleminimin e Inter nga Champions, pas humbjes me Barcelonën. Një letër, pastaj e komentuar nga vetë gazeta, që shoqëria zikaltër e ka konsideruar ofensive në mënyrat dhe tonet e përdorura drejt Antonio Conte (protagonist i konsideratave të tifozit) duke marrë vendimin për këtë pozicionim, që vjen në fakt, pas një javë polemikash, gjithnjë në lidhje me Corriere dello Sport, pas titullit "Black Friday" e shoqëruar me foton e Lukaku e Smalling në faqen e parë, përpar sfidës Inter-Roma të 6 dhjetorit.

LETRA E TIFOZIT E PUBLIKUAR NGA CORRIERE DELLO SPORT

“Përshëndetje zoti Italo (Italo Cucci), gëzohem (nëse mund të thuhet kështu) të shoh Interin e madh të kalohet nga Barcellona B që i tregoi si luhet futboll trajnerit të tyre të lodhur. Pastaj të dëgjojë dy telekronistët që vazhdonin të ankoheshin për mungesën e Sensi e Barella! Në rregull, për të justifikuar pagën mund të thuash gjithcka, por pak ndershmëri nuk do bënte keq. Luanim kundër Barcellona B! Harrova, nuk jam tifoz as i Juventus e as i skuadrave të tjera të nivelit, por i Bolonjës, por kundërshtoj këtë shenjtërim të Conte që në karrierë, pavarësisht fitoreve, nuk ka bërë kurrë lojë të bukur...

Italo Cucci, është përgjigjur kështu:

“Mërzisë tënde po i shtoj timen, që jam gati ta bëj torturuese: kur do të rrëfehen, drejtuesit (edhe miqtë…) e tifozët e Inter që pa Icardi e kanë hedhur në kosh Champions…e ndoshta edhe pjesën tjetër? Sllogani: NO ICARDI, NO PARTY“.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI