Flash

Brexit: Messi e CR7 "persona të pa dëshiruar" në Angli

Lapsi.al 14 December 2019
Brexit: Messi e CR7 "persona të pa dëshiruar" në Angli

Pas triumfit të Tory të Johnson, në Britaninë e Madhe, Brexit është gjithnjë e më pranë. Një revolucion që mund të ketë pasoja të rënda edhe në nivel futbollistik. Përvec se ndryshon pozicionin e futbollistëve të huaj në Premier, në fakt, dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian do të komplikonte edhe hyrjen në Angli të atyre futbollistëve që kanë në ngarkim seance gjyqësore penale si Messi e Cristiano Ronaldo, që kanë bërë pakt me autoritetet tatimore spanjolle. Një problem jo i vogël në prag të Champions, nëse Juve e Barcellona duhet të përballen me skuadra angleze që në 1/8.

E paralajmëruar disa muaj më parë në The Athletic nga Andreë Osbourne, avokati ekspert në temat e emigrimit, cështja është kthyer në aktualitet pas votimeve në Mbretërinë e Bashkuar. Pavarësisht dënimit për evazion fiskal të transformuar më pas në gjobë, deri tani Messi ka udhëtuar lirisht në Angli sepse ka nënshtetësi spanjolle e rezulton komunitar. E njëjta gjë vlente edhe për CR7, edhe ai i dënuar për probleme me tatimet iberike. Por me Brexit do të ndryshonte gjithcka. Në këtë pikë konsiderata 'komunitar' nuk do të ishte më e vlefshme e Pleshti ashtu dhe Ronaldo do të ishin persona "të pa dëshiruar" në Mbretërinë e Bashkuar. Një problem i rëndë për Barcellona e Juventus në prag të impenjimeve të Champions. Sigurisht, duke përjashtuar këtu viza ose leje speciale, që për momentin nuk janë përballur ende nga pikëpamja legjislative. "Kjo mund ti krijojë probleme skuadrave që luajnë në Kupa edhe në rast se do të luhej ndonjë finale në Angli - ka shpjeguar Osbourne.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI