Flash

Video/ Derbi 'vishet' bardheblu pas 6 vjetësh: Tirana, pa trajner fiks e me katër mungesa, thyen tabunë Partizani

Lapsi.al 13 December 2019
Video/ Derbi 'vishet' bardheblu pas 6 vjetësh: Tirana, pa trajner

Në momentet më të vështira, duket edhe personaliteti i vërtetë: Tirana nuk kishte shkuar kurrë më parë në histori në pozita më delikate në derbin me Partizanin, e megjithatë arriti ti japë fund një serie turpëruese pa fitore në ndërqytetase, pas gati 6 vjetësh. E bëri pikërisht në derbin e parë në Air Albania, e bëri me katër mungesa me peshë e bëri pa një trajner fiks, për më tepër kundër kryesuesve të kampionatit. Më në fund derbi vishet bardheblu dhe këtë herë turpi është i gjithi mbi Lerdën, që 24 orë më vonë mund të humbasë edhe kreun...

E premte, 13, për të kuqtë kishte ardhur ora e tersit. Mungesa e Telushit e Brojës u ndjenë e si, në mesfushën që italiani e ktheu nga 3 në me 5, duke ndryshuar përsëri skemën variabël, duke ndryshuar njerëzit në sulm, duke shpluhërosur Bitrin e duke i dhënë debutimin Hysenit. Shumë lëvizje për tu aplikuar në tentativë për të kapërdirë humbjen në Ballsh, e për herë të parë tekniku italian duhet të administrojë dy humbje radhazi. Skuadra e tij nuk kishte grintën e duhur dhe barazoi golin e shpejtë të Bathës, vetëm sepse në Air Albania nuk ka VAR. Me sistemin e teknologjisë në ndihmë të arbitrit, Jorgji do të kishte parë, në mos Jorgji asistenti Avdo, se Solomon ishte në pozicion jashtë loje, në momentin e goditjes përpara se Bardhi të shënonte në minutën e 11.

Natyrisht Partizani i kishte rastet, e ka potencialin, Bardhi humbi atë që nuk humbej, vetëm 8 minuta përpara se Cobinnah të shënonte golin derbi në minutën e 90, po nuk luajti si skuadër, nuk luajti si Partizani. Italiani i ka treguar limitet e tij në drejtimin e skuadrës kampione disa herë në këtë sezon, madje në fazën e parë, pikërisht para derbit ishte në fijen e perit, por ia ka dalë të qendrojë sepse ka qenë i pari, por tek Partizani ka dicka që nuk shkon dhe nuk ishte Tirana që e zbuloi.

Bardheblutë treguan karakterin, treguan empatinë që duhet të ketë një skuadër 24 herë kampione. Luajtën për tifozët, luajtën pa trajner të përcaktuar, por me atë të portierëve Egbo në detyrë, luajtën me mungesa, por merituan fitoren. Merituan që këtë herë të dalin nga stadiumi i ri me kokën larg, e ta shohin veten të kthyer në shinat e fitores e vetëm tre pikë larg kreut. Komplimente Egbo...

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI