Flash

Ronaldinho trishton Cristiano Ronaldon: "Messi më i mirë i kohës së tij"

Lapsi.al 13 December 2019
Ronaldinho trishton Cristiano Ronaldon: "Messi më i mirë i

Messi apo Ronaldo? Një debat i një dekade merr pikën nga një kampion, që vetë në kohën kur luante, magjepste botën e futbollit. Ronaldinho Gaucho pretendon se Messi mund të konsiderohet "më i miri i kohës së tij". Braziliani, duke marrë pjesë në një event në Meksikë, ka pranuar se ish-shoku i skuadrës është më i miri i kohës së tij, por jo i të gjitha kohërave. "Jam i lumtur për Messi, sepse është një mik, një ikonë për Barcellona. Nuk më pëlqejnë krahasimet, sepse është vështirë të zgjedhësh më të mirin e historisë: kanë qenë Maradona, Pelé, Ronaldo, nuk mund të them se Messi ka qenë më i miri i historisë, por më i miri i kohës së tij", ka thënë 'Dinho' për EFE.

Ronaldinho ka qenë protagonist i një eventi në Centenario de Morelos Stadium, bashkë me ish-kolegun Cuauhte'moc Blanco, që është guvernator i Shtetit. Braziliani ka pranuar të luajë disa miqësore në Meksikë kundër ish-lojtarëve të Ligës meksikane. "Èshtë një kënaqësitë jem këtu. Shpresoj të zbavitem", ka thënë Ronaldinho.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI