Flash

Europa League, në vazon e dytë Roma rrezikon shumë, por edhe frikëson vazon e parë

Lapsi.al 13 December 2019
Europa League, në vazon e dytë Roma rrezikon shumë, por edhe

Roma rrezikon, por kalon raundin e Europa League duke u kualifikuar për në 1/16 e finaleve, edhe pse si e dytë pas Istanbul Basaksehir, që ka mundur dhe ka parakaluar në ekstremin e kohës Borussia Moenchengladbah. I mjaftonte një pikë skuadrës së Fonsecas dhe kështu ka rezultuar: ndaj Wolfsberger vjen në 2-2 që ka lënë ndonjë zemërim tek trajneri portugez dhe tifozët. Megjithatë, është mirë gjithçka që përfundon mirë dhe tani Roma mund t’i gëzohet kualifikimit në pritje të njohjes së kundërshtarit të ardhshëm që do të dalë nga shorti në program të hënën e 16 dhjetorit në Nyon.

Me mbylljen e fazës së grupeve të Europa Ligë janë përcaktuar përfundimisht edhe dy vazot me 16 kokat e grupeve dhe 16 jo koka grupesh të serisë. Në vazon e parë 12 fitueset e grupeve shto dhe katër të tretat më të mira të zbritura nga grupet e Champions League dhe në të dytën të dytat e klasifikuara të grupeve të Europa League dhe katër të tretat e tjera të “rëna”.

Në rastin e barazimit dhe të vendit të dytë të grupit J verdhekuqtë do të bëjnë pjesë në vazon e dytë, atë jo të kokave të serisë: për këtë do të luajnë të kthimit të 1/16 në transfertë. Roma nuk do të mund të përballet me Interin dhe Istanbul Basaksehir. Ndeshjet e vajtjes do të zhvillohen të enjten e 20 shkurtit, ndërsa kthimi është parashikuar më 27 shkurt. Ashtu si në fazën e grupeve, ndeshjet do të jenë të ndara në dy fasha oraresh: 18:55 dhe 21:00.

SKUADRAT E ARDHURA NGA CHAMPIONS: Brugge, Olympiacos, Shakhtar Donetsk, Bayer Leverkusen, Salzburg, Inter, Benfica, Ajax

SKUADRAT E KUALIFIKUARA NË EUROPA LEAGUE: Sevilla, Malmoe, Basel, LASK Linz, Celtic, Arsenal, Porto, Espanol, Gent, Instanbul Basaksehir, Braga, Manchester United, APOEL, Copenhagen, Getafe, Sporting Lisbona, Cluj, Eintracht Frankfurt, Rangers, Ludogorets, Wolfsburg, ROMA, Wolverhampton, AZ Alkmar

VAZO E PARË: Sevilla, Malmoe, Basel, LASK Linz, Celtic, Arsenal, Porto, Espanyol, Gent, Istanbul Basaksehir, Braga, Manchester United, Ajax, Inter, Salzburg, Benfica

VAZO E DYTË: APOEL, Copenhagen, Getafe, Sporting Lisbona, Cluj, Eintracht Frankfurt, Rangers, Ludogorets, Wolfsburg, Roma, Wolverhampton, AZ Alkmar, Brugge, Olympiacos, Shakhtar Donetsk, Bayer Leverkusen

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI