Flash

Derbi i tifozëve në Air Albania: skenografitë dhe programi për ndeshjen ekzalton Partizani-Tirana

Lapsi.al 12 December 2019
Derbi i tifozëve në Air Albania: skenografitë dhe programi

Një javë nën shenjën e derbit të kryeqytetit, e kjo sepse për të dy kryeqytetaset është domethënëse e mund tiu kondicionojë jo pak të ardhmen. Luhet të premten, sfida që hap javën e 15 të Superiores, e ajo që do të bëjë të flasë më shumë se të tjerat. E kanë të qartë të gjithë, që nga tifozët, që janë të parët që sfidohen në derbin e tribunave: e kanë bërë gjithnjë, por këtë herë është si të jetë e para. E para, sepse luhet në Air Albania, në një impiant modern që do ti japë mundësinë spektaklit të organizuar të tifozërive, të jetë edhe më impresionues.

Guerrils e Fanatics apo kushdo qoftë nga grupimet, shpalosin fantazinë, euforike, ironike apo cinike, më mirë se cdo herë në derbi. Këtë herë përgatitjet kanë qenë më të kujdesshme, pikërisht sepse stadium i ri të jep mundësinë e një derbi në nivelet e atyre më të famshëm të Europës, duke folur për imazhin e performancës së tifozëve. Janë përcaktuar rrugët nga do të mbërrihet në stadium, janë vendosur oraret e grumbullimit, janë përzgjedhur skenografitë, madje kanë nisur edhe polemikat për pozicionimin në sektorët e tribunave.

Partizani, me kërkesë të bërë zyrtarisht, kishte vendosur të ndryshojë akomodimin e tifozëve në sektorët e stadiumit, në krahasim me kohën kur ndeshjet luheshin në Qemal Stafa: kështu, tifozët e Tiranës, që qëndronin pas porte në tribunën nga krahu i qytetit, tashmë duhet të qëndrojnë në anën tjetër, gjë që nuk i ka pëlqyer fare Tiranës dhe tifozëve bardheblu, që duan të qendrojnë si përherë në tribunën që mban edhe emrin e legjendës së tyre Fatmir Frashëri. Janë vetëm shkëndijat e para, nga të shumtat që do të përjetohen në 90 minutat e të premtes, në një ndërqytetase që do të futet në histori, cilido qoftë rezultati.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI