Flash

Video/ Atalanta befasia e vetme e Champions: Bayern, PSG e Juventus të pamëshirshëm

Lapsi.al 11 December 2019
Video/ Atalanta befasia e vetme e Champions: Bayern, PSG e Juventus të

Janë përcaktuar tashmë edhe 16 skuadrat më të mira të Europës, që kalojnë fazën e grupeve, pas ndeshjeve të fundit të grupeve në Champions League. Surpriza e vetme është Atalanta, debutuesja që kualifikohet më tek, e para në histori që e bën pasi kishte humbur dy ndeshjet e para. Nuk gabon Atletico Madrid, që i bashkohet të tjerëve të kualifikuar, ndërsa nuk tregojnë mëshirë Bayern Mynih, PSG e Juventus, pavarësisht se ishin kualifikuar.

PSG i jep një shuplakë të fortë Galatasaray në Parc des Prince, duke cuar në gol pesë lojtarë të ndryshëm, Icardi, Sarabia, Neymar, Mbappe e madje edhe Cavani me penallti. Për fatin e turqve edhe Brugge nuk ka rezultat më të mirë kundër Real Madrid, që ishte e dyta e sigurtë, duke i dhënë mundësinë Glatasaray të shkojë në Europa League.

Nuk pëson 7 me Mourinho, por Tottenham mundet sërisht nga Bayern, ndonëse këtë herë 3-1. Spurs që kishin siguruar vendin e dytë, ashtu si bavarezët të parin, nuk mundën të bënin më shumë në Allianz, ndërsa drama më e madhe u përjetua në ndeshjen tjetër ku Olympiacos vetëm në fund me penallti arriti ti marrë fitoren Crvena Zvezdës dhe vendin në Europa League.

Pas tre ndeshjeve e tre humbjeve, Atalanta kishte një këmbë e gjysëm jashtë Champions, por në ndeshjen e fundit i futi brenda të dy, duke u kualifikuar për 1/8 në të vetmen mënyrë të mundshme: duke fituar. Në grupin C i pari është City, që shkatërron me tre gola të Gabriel Jesus Dinamon e Zagrebit 1-4. Bergamaskët kishin mundësinë të bëheshin skuadra e parë në histori që kualifikohej në Raundin e 16 më të mirëve pasi humbi tre ndeshjet e para: duhej të fitonin në Ukrainë dhe të shpresonin që Manchester City të mos mundej nga Dinamo Zagreb. E në fund llogaritë dolën...

Juventus e mbyll grupin D pa humbje dhe me një fitore që vlen për statistika. Juventus ishte i kualifikuar dhe i sigurtë në vendin e parë, por megjithatë në Leverkusen morën rezultatin me golat e Cristiano Ronaldo, në asist të Dybala në minutën e 75, e golin e dytë me Gonzalo Higuain, në një tjetër asist nga Dybala. Bayer Leverkusen shkon në Europa League, sepse Atletico Madrid nuk e gabon mundësinë dhe thyen 2-0 Lokomotiv Moskë.

SKUADRAT E KUALIFIKUARA: Barcellona, Bayern Monaco, Juventus, Leipzig, Liverpool, Manchester City, Paris Saint Germain, Valencia, Borussia Dortmund, Chelsea, Lyone, Napoli, Real Madrid, Tottenham, Atalanta, Atletico Madrid

REZULTATET

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP A

Club Brugge 1 - 3 Real Madrid

Paris Saint-Germain 5 - 0 Galatasaray

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP B

FC Bayern München 3 - 1 Tottenham Hotspur

Olympiacos 1 - 0 FK Crvena Zvezda

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP C

Dinamo Zagreb 1 - 4 Manchester City

Shakhtar Donetsk 0 - 3 Atalanta

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP D

Atletico Madrid 2 - 0 Lokomotiv Moscow

Bayer Leverkusen 0 - 2 Juventus

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI