Flash

Video/ Atalanta e Gjimshitit hyn në histori: fiton 3-0 në Ukrainë e shkon në 1/8 në debutimin në Champions

Lapsi.al 11 December 2019
Video/ Atalanta e Gjimshitit hyn në histori: fiton 3-0 në Ukrainë

Përtej limiteve të saj, përtej mungesave të Zapata, Ilicic e Toloi, përtej cdo parashikimi. Pas tre ndeshjeve e tre humbjeve, Atalanta kishte një këmbë e gjysëm jashtë Champions, por në ndeshjen e fundit i futi brenda të dy, duke u kualifikuar për 1/8 në të vetmen mënyrë të mundshme: duke fituar. Një sukses që është më shumë se aq: një mrekulli sportive, një fitore e padiskutueshme, arritja e panumërt e një skuadre që nuk vdes kurrë e nuk lodhet se befasuari. Këndojnë vetëm 500 tifozët e Dea-s në stadiumin e Shakhtar të shtangur: 3-0 me tre gola në pjesën e dytë, sepse ishte edhe fitorja e durimit, e kujdesit, përvec kapacitetit për të shfrytëzuar, në 45 minutat e dyta, cdo rast të krijuar.

Një skuadër që ka ndërtuar pikat e forcës tek Gollini, Berat Gjimshiti, qendërmbrojtësi i Shqipërisë, gjithnjë e më i besueshëm për teknikun. Edhe në Ukrainë shqiptari luftoi, stabilizoi repartin dhe madje edhe mund të shënonte në pjesën e dytë, në goditjen me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi. Por mbi të gjithë strategu i këtij suksesi është Gasperini, që e ka bërë Atalantën një skuadër të rrezikshme. Bergamaskët kishin mundësinë të bëheshin skuadra e parë në histori që kualifikohej në Raundin e 16 më të mirëve pasi humbi tre ndeshjet e para: duhej të fitonin në Ukrainë dhe të shpresonin që Manchester City të mos mundej nga Dinamo Zagreb. E në fund llogaritë dolën...

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI