Flash

Shorti i Champions League: Juventus-Chelsea sfida me përqindjen më të lartë

Lapsi.al 13 December 2019
Shorti i Champions League: Juventus-Chelsea sfida me përqindjen më

Të hënën të 16 skuadrat e kualifikuara në Champions League do të njohin kundërshtarët e tyre në 1/8 e kompeticionit. Por nëse për hedhjen e shortit në Nyon ka ende edhe pak ditë kohë, loja e kleckave të rregullores, ku skuadra të të njëjtit vend nuk mund të përballen me njëri-tjetrinm ashtu sikurse skuadrat që ishin në të njëjtin grup, ka nisur. Përqindjet e mundësisë së përballjeve japin një ide se cilat skuadra, duke filluar nga ato italiane mund të përballin në raundin e 1/8 .

Juventus ka 21,6% probabilitet të gjejë përballë Chelsea, por edhe Real Madrid (21,3%) nuk është larg. Shumë shanse edhe për Tottenham të jose Mourinho (20,7%) e Borussia Dortmund (20%). Lyone është në vendin e pestë në këtë renditje hipotetike (16,4%).

Napoli mund të gjejë në rrugën e tij Valencia (18,9%), Barcellona (18,5%) ose Manchester City (18,4%). Më larg Bayern Mynih (15%), Psg (14,7%) e Leipzig (14,5%).

Në fund, Atalanta: ashtu si Napoli ka mundësinë më të lartë të gjejë kundërshtarë Valencia (18,9%), por duhet të ruhet mbi të gjitha nga Barcellona (18,5%) e Liverpool (18,2%). Më pak shanse për tu ndeshur me Bayern Mynih (15,8%), Psg (14,3%) e Leipzig (14,3%).

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI