Flash

“Kështu nuk fitohet Europa League”: Fonseca trondit Romën, pas kualifikimit jo impresionues

Lapsi.al 13 December 2019
“Kështu nuk fitohet Europa League”: Fonseca trondit Romën,

Barazimi 2-2 me Wolfsberg kualifikon Romën në 1/16 e Europa League, por tekniku verdhekuq Fonseca, në fund, nuk është i kënaqur nga ndeshja dhe performanca e të tijve: "Kemi arritur një objektiv kryesor, por nuk kemi bërë një ndeshje të mirë - komentoi tekniku portugez -. Ishte e rëndësishme të fitonim këtu, por sjellja e skuadrës nuk ishte ajo e duhura. Mendoj se para ndeshjes lojtarët e kanë menduar të mbyllur. Kemi gabuar shumë pasime edhe nën presion e kur gabohet kaq shumë, nuk ke mundësinë të sulmosh si duhet. Nuk është e lehtë të pranosh këtë rezultat”.

Fonseca analizon kështu sfidën e Olimpico: "Duhet të dimë të administrojmë ritmin e ndeshjes. Kur kemi ndryshuar e futur në fushë Pellegrini e Zaniolo, kemi bërë më mirë. Kur gabohet kaq shumë, në fund në kundërsulm është e qartë se kundërshtarët mund të të krijojnë probleme. Të fitojmë Europa League? Jo me këtë sjellje. Tani të mendojmë ndeshjen e ardhshme kundër spal. Pastaj për Europa League".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI