Flash

Derbi i fituar, konspiracioni Ahmataj dhe shanset e Egbo: "Ishte kismet nga Zoti"

Lapsi.al 13 December 2019
Derbi i fituar, konspiracioni Ahmataj dhe shanset e Egbo: "Ishte kismet nga

Tirana fitoi derbin dhe qetësoi ujrat, por nuk ka zgjidhur asnjë nga problemet. Presidenti i bardhebluve, Refik Halili, ka dalë i emocionuar pas triumfit në derbin ndaj Partizanit, i pari pas gati 6 vjetësh, por ndoshta ka thënë gjëra që nuk do të donte ti thoshte: “Kaloi e keqja, kjo ka qenë kismet nga Zoti. U bë një gjë shumë e mirë kam vetëm falënderime. Në veçanti tifozët, skuadrën dhe Allahun që na ndihmoi për ta fituar këtë ndeshje. Unë kam pasur gjithmonë paqe me tifozët".

Pikërisht në tentativë për të treguar unitetin me dhomat e zhveshjes dhe lojtarët, numri 1 i klubit kryeqytetas ka lënë të kuptohet se këta të fundit kanë dashur të largojnë Ahmatajn, me teknikun të shkarkuar pas vetëm 5 ndeshjesh: "Nuk duhet të nxitohemi. Kemi folur shumë gjatë me skuadrën. E bënë atë që deshën. I kemi qetësuar. E morën ata ndeshjen duke u mbështetur te tifozeria".

Për emrin e ri të pankinës së 24 herë kampionëve lista e përfolur është e gjatë: nga Daja, tek Devolli e Magani e për të përfunduar tek Agostinelli. Por derbi ka hapur një tjetër hipotezë, me pak shanse, por gjithnjë në këmbë, për sa kohë e thotë Halili: "Trajneri është, edhe Egbo është goxha i mirë, me eksperiencë të madhe, me licencë. Jam jashtë formacionit gjithmonë. Pse jo mos qëndrojë ai. Shanset janë” përfundoi presidenti i Tiranës.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI