Flash

Video/ Marantas i dorëzuar: “Duhen 5 lojtarë eksperience, në të kundërt Luftëtari rrëzohet”

Lapsi.al 14 December 2019
Video/ Marantas i dorëzuar: “Duhen 5 lojtarë eksperience,

Një tjetër humbje, e pritur natyrisht në kohën kur Luftëtari luante në shtëpinë e Lacit, që serinë e gjashtë fitoreve ia prishi vetëm Partizani, dy javë më parë. Gjirokastritët kanë zhgënjyer plotësisht, duke treguar një inferioritet të theksuar me kundërshtarin, jo vetëm për 4 golat e pësuar, por edhe mënyrën si u interpretua ndeshja, gjë që e ka bërë Marantas të ngrejë duart në shenjë dorëzimi: “Jemi në situatë të keqe, jemi shumë pikë mbrapa – shfryu greku -. Në këtë moment s’mund të tallemi, me ekipet e tjera kemi diferencë. Që kjo diferencë të ulet, duhen përforcime. Çështjet jashtë ekipit janë punët e të tjerëve”.

Dy gola në cdo pjesë lojë dënuan bluezinjtë në një tjetër goleadë të pësuar, që ka lënë pa fjalë, për sa i përket justifikimeve teknikun grek: “Sot me këtë lojë, nuk kemi për të bërë asnjë kritikë – vazhdoi Marantas -. Laci ishte shumë më mirë se ne. Dhuruam 4 gola. Nuk i kërcënuam asnjëherë. Asgjë nuk funksionoi mire”.

Zgjidhja e vetme për Luftëtarin në këtë pikë është merkato e janarit, por edhe aty duhet një sforco e madhe për të përmbysur renditjen e dy fazave të para të kampionatit, që e shohin skuadrën e Marantas 12 pikë nga zona e playoff: “Ky ekip ka nevojë për lojtarë, të paktën 5 me eksperiencë, ta njohin futbollin shqiptar, por që të marrim këta futbollistë, administrata duhet të japi lekë. Kemi lojtarë të mirë, por kanë nevojë për lojtarë të eksperience”, përfundoi Marantas.

Një shigjetim për drejtuesit e klubit nuk mund të mungonte nga tekniku grek, që po përjeton një sezon shumë të vështirë në Gjirokastër: “Nëse kemi probleme të tjera, janë jashtë fushës së lojës. Për sa i përket problemeve jashtë fushe, ata që i dinë, i dinë, ata që nuk i dinë, duhet t’i dinë. Puna ime është të flas për futbollin”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI