Flash

Bylis humb kreun në Vlorë: Flamurtari nis të përmbushë premtimin e Birçes

Lapsi.al 14 December 2019
Bylis humb kreun në Vlorë: Flamurtari nis të përmbushë

Pesë pikë në tre ndeshje, më saktë një fitore e dy barazime, ka premtuar tekniku i Famurtarit Luan Birce dhe me 2-2 befasues kundër Bylis në Vlorë është krejtësisht brenda synimit. Nga 5 golat e fazës së parë në këtë barazim me kuqezinjtë gjërat kanë ndryshuar e shumë, por Dovedan ndoshta këtë herë kishte edhe peshën e 6 mungesave të rënda, që e kishin boshatisur formacionin e Bylis dhe kishin mbushur pankinën me lojtarë të moshave. E megjithatë, vendi i parë nuk u arrit dhe kjo duhet ta bëjë teknikun e mallakastriotëve të reflektojë.

Sukaj, në krye të sulmit në mungesë të Ribajt, mori masat e portës në pozicion jashtë loje, në të 8, por në të 19 e kishte seriozisht kur në asist të Hoxhajt mposhti rezistencën e Hidit me një goditje fine me kokë. 1-0 për Flamurtarin solli reagimin e ballshiotëve, që fituan terren gradualisht. Barazimi ishte në ajër dhe përpara se të shkonin skuadrat në dhomat e zhveshjes Guindo barazoi rezultatin, duke i kujtuar vlonjatëve rikuperimet e shumta që kishin marrë në këtë sezon.

Sulmuesi nuk ishte dakord edhe me barazimin dhe tërhoqi Bylis përpara. Mocka duhet të ndërhyjë 7 minuta më pas për të ndaluar lojtarin të shënonte dygolëshin personal, por takimin me golin ia vonon vetëm një minutë sepse në krosimin e Peposhit, mes pesë fanellash kuqezi, Guindo ishte i pambuluar dhe për Hidin e pamundur ta ndalte.

Përmbysje e arritur por vetëkënaqësia është vrasëse. E befasia erdhi tre minuta nga fundi, kur Nebihu barazoi rezultatin, duke i shtuar një pikë më shumë Flamurtarit në renditje: ndoshta nuk ka shumë vlerë në këtë moment për Bircen, por për Dovedan po: nuk e kishte menduar se kreun do tia mohonte një skuadër e mbytur...

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI