Flash

Ibrahimovic në Lega Pro: Galliani i propozon të luajë deri në ngjitjen në Serie A

Lapsi.al 15 December 2019
Ibrahimovic në Lega Pro: Galliani i propozon të luajë deri

Ajo që dukej thjesht një batutë e Silvio Berlusconi ("Shpresoj që të vijë tek Monza") është kthyer në një tratativ të vërtetë. Monza, ashtu si ka bërë të ditur Adriano Galliani, ka bërë një tentativë konkrete për Zlatan Ibrahimovic. "I kam propozuar një kontratë prej dy vjetësh e gjysëm - ka pranuar administratori i deleguar i klubit për Corriere della Sera - Eja tek ne, qendro gjashtë muaj në Lega Pro. Pastaj vitin e ardhshëm ngjitemi në B e pas dy sezonesh jemi në Serie A”.

Ndërsa vazhdon krahu i hekurt me Milan, të cilëve Ibra i kërkon 10 milionë për 18 muaj, e me Napoli që pret të ndërhyjë, në garën për sulmuesin 38 vjecar suedez është futur surprizisht Monza e vogël e Berlusconi e Galliani, njerëzit që e blenë gjigantin nga Barcellona në verën e 2010. "Pasi presidenti Berlusconi më dha mandat, i kam bërë propozimin Mino Raiola. Menaxheri i Ibrahimovic më sugjeroi të flisja direkt me Zlatan, që për të qenë i sinqertë e dëgjoj cdo natë" ka treguar Galliani, që ëndërron të pengojë ish-klubin e tij në këtë tratativë që natyrisht është në limitet e të pamundurës. Por të ëndërrosh nuk kushton asgjë dhe poshtë pemës së Krishtlindjes tifozët e Monzës mund të gjejnë dhuratën më të bukur e të pamenduar.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI