Flash

"Jam mirë", Ribery qetëson tifozët e Fiorentinës, pas operacionit të kryer

Lapsi.al 15 December 2019
"Jam mirë", Ribery qetëson tifozët e Fiorentinës,
"Faleminderit për mesazhet tuaja! Operacioni ka përfunduar me sukses, jam mirë. Me ndihmën e Zotit do të kthehem në fushë më i fortë!". Me këto fjalë, të publikuara në një post në Instagram, Franck Ribery ka qetësuar tifozët e Fiorentinës në lidhje me shëndetin e tij. Francezi, që u dëmtua në 30 nëntor në ndeshjen kundër Lecce, do të kthehet në fushë vetëm në fund të shkurtit.
Postimi i bërë nga ish-lojtari i Bayern është komentuar nga shumë protagonistë të botës së futbollit, që i kanë treguar mbështetjen e tyre. Ndër të parët ka qenë faqja zyrtare e klubit bavarez ("Do të kthehesh më i fortë") e ndjekur nga ish-shokët e skuadrës: Thomas Muller ("Shërohu shpejt, Franck!"), Hummels, Benatia e Vidal. Nuk kanë munguar sigurisht edhe lojtarët e Fiorentinës, nga Boateng tek Pedro e Chiesa. Edhe Giuseppe Commissio, i biri i pronarit viola, ka komentuar foton me një "Forca!". Por urimet kanë ardhur edhe nga Casillas, Frey, Pjanic, Douglas Costa, Bonucci e Modric.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI