Flash

Çështje shtetërore: TV kinez anullon transmetimin e Arsenal-City për shkak të një lojtari

Lapsi.al 15 December 2019
Çështje shtetërore: TV kinez anullon transmetimin e

Emitenti televiziv shtetëro kinez CCTV ka anulluar transmetimin e ndeshjes mes Arsenal e Manchester City pasi mesfushori i Gunners Mesut Ozil ka shprehur mbështetjen për uigurët në Xinjiang. Ozil, një gjerman me origjinë turke, ka dënuar represionin e Kinës kundër minorancave muslimane në rajonin perëndimor në një tweet të ditës së premte, ku kritikonte vendet muslimane se nuk kanë bërë asgjë për ti ndihmuar ata.

Ndeshja mes Arsenal e Manchester City fillimisht ishte programuar për tu transmetuar direkt nga kanali sportiv i CCTV, por të dielën CCTV e ka zëvendësuar ndeshjen në program me sfidën mes Tottenham e Wolverhampton Wanderers e shkak u bë ky postim. " "Kuranet digjen ... xhamitë janë të mbyllura... Shkollat myslimane janë të ndaluara ... studiuesit fetarë vriten një nga një ... Vëllezërit dërgohen me forcë në fusha", ka shkruar Ozil në turqisht në llogarinë e tij në Twitter....

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI