Flash

613 kg kokainë/ Zbulohen kodet në pakot me drogë, Prokuroria: Dyshohet ishte porositur nga 6 grupe kriminale

Lapsi.al 20 November 2019
613 kg kokainë/ Zbulohen kodet në pakot me drogë, Prokuroria:

Sipas prokurorisë për Krime të Rënda, ngarkesa prej 613 kg kokainë e gjetur në kontenierët me banane më 27 shkurt të vitit të kaluar në Durrës, ka dyshime se ishte porositur nga gjashtë grupe kriminale, kjo për faktin se pakot më drogë që janë gjetur në kontenierët me banane kanë mbishkrime të ndryshme.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se nga ekzaminimi i pakove objekt ekspertimi, të përzgjedhura nga 6 grupe, të fiksuara si provë materiale gjatë këqyrjes së kontenierit të vendosur në trajlerin me targa DR 3819 E, në magazinën e kompanisë “Arbi Garden” në Maminas, në sipërfaqene poshtë ambalazhit kanë shenja transekologjike, si formë vijash, thellime si ‘Toni Montana’, ‘BIKE’, ‘ 020’, ‘CR-77’, ‘Mollë 3’, ‘777’, e ‘54’, e kanalizime me forma e pozicione të ndryshme.

Në dosje thuhet gjithashtu se pastërtia e drogës në pakot e gjetura në kontenierë ishte e një niveli shumë të lartë, në masën 86.28%.

Cekaj 7

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, administratori i ‘Arbi Garden’, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane. Gazetarja Klodiana Lala tha se dënimi do të ulet në 14 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite. Sakaq, për Armando Pezakun, shoferin e kamionit, është kërkuar 8.8 vite burg.

Të këshilluara

Kriza në Kushtetuese, Meta takon Mejdanin

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon konsultimet për krizën politike dhe kushtetuese që po kalon vendi. Pas takimeve me krerët e partive të opozitës, Meta ka...

20:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI