Flash

Këshilltari i Presidentit zbulon çfarë ka në VIDEON që implikon Dvoranin

Lapsi.al 19 November 2019
Këshilltari i Presidentit zbulon çfarë ka në VIDEON

Këshilltari juridik i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj, i ftuar në emisionin "Tempora" në Ora News, tregoi në se çfarë përmbajnë videot, që disponohen për kreun e KED-së, Ardian Dvorani. Sipas Dervishajt, në video dëgjohet që në mbledhje nuk është diskutuar fare për botimin në fletoren zyrtare emrat e kandidatëve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Në 21 shtator është zhvilluar mbledhja e Këshillit. Është miratuar renditja e kandidatëve për secilën vakancë dhe është mbyllur kështu mbledhja për kujdesin që duhet të tregonte kryetari për mënyrën e dërgimit të listave pranë Presidentit dhe Kuvendit, sipas radhës që dikton kushtetuta dhe ligji për Kushtetuesen.

Ka pasur një pauzë mbi 10 ditë që është afati ligjor dhe në datën 8 tetor Presidentit i janë paraqitur dy lista njëherazi për vakancën e parë dhe të tretë. Anëtarët e tjerë të këshillit në datën 21 nuk kanë votuar mbi mënyrën e dërgimit të listave por kanë miratuar vetëm renditjen e kandidatëve", - u shpreh këshilltari i presidentit.

Çfarë ka në regjistrime? Brenda dhomës së këshillit ka një sistem të regjistrimit audio, për çdo gjë që thuhet. Aty është diskutuar mbi miratimin e listave dhe për kujdesin e dërgimit të tyre në Presidencë dhe Kuvend.

Në 7 nëntor kur u bë mbledhja e këshillit është diskutuar edhe aty gjatë nga përfaqësuesi i Presidentit që kam qenë unë dhe ku jam shprehur qartë se Presidenti ka vullnet që shprehet për këtë vakancë, por nuk mund sepse është para një ndalimi kushtetues dhe për këtë arsye ka pezulluar vendimin e tij derisa të shprehet Kuvendi për emërimin e vakancës së dytë. Këshilli në atë mbledhje nuk ka diskutuar në lidhje me botimin në fletoren zyrtare", - deklaroi Bledar Dervishaj.

[caption id="" align="alignnone" width="900"]Related image Keshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj[/caption]

Të këshilluara

Kriza në Kushtetuese, Meta takon Mejdanin

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon konsultimet për krizën politike dhe kushtetuese që po kalon vendi. Pas takimeve me krerët e partive të opozitës, Meta ka...

20:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI