Flash

Ambasadori 'non grata' nga Presidenti, thirrja e OSBE për politikën shqiptare: Vendosni në plan të parë përgjegjësinë strategjike

Lapsi.al 19 November 2019
Ambasadori 'non grata' nga Presidenti, thirrja e OSBE për

OSBE kërkon nga politika shqiptare që të vendosni në plan të parë përgjegjësinë strategjike dhe kolektive. Kjo i është bërë e qartë të opozitës dhe mazhorancës nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm, Roberto Montella.

Në njoftimin e OSBE thuhet se Montella, duke mbajtur shënim kritikat e opozitës ndaj qeverisë dhe disa organizatave ndërkombëtare që veprojnë në vend, nxiti opozitën jashtëparlamentare të japë kontributin e saj konstruktiv, me qëllim që drejtimi i OSBE-së, në vitin 2020, të realizohet në frymën e bashkimit kombëtar dhe të përgjegjshmërisë ndaj organizatës, për trajtimin në mënyrë efektive të nevojave të qytetarëve të cilëve u shërben OSBE-ja.

"Unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve institucionalë, politikë dhe kombëtarë që të vendosin në plan të parë përgjegjësinë strategjike dhe kolektive. Jam i bindur që ky është investimi më i mirë për Shqipërinë në të ardhmen afatmesme", tha Montella.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare diskutoi me homologët shqiptarë për sfidat e brendshme të vendit. Në veçanti, palët diskutuan rreth përparimit të reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore dhe nevojës që rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të vihen në jetë përmes një procesi gjithëpërfshirës.

"Unë mund të konfirmoj që Asambleja Parlamentare është e vendosur të mbështesë Shqipërinë që ajo të çlirojë potencialin e saj të plotë gjatë kryesimit të OSBE-së", tha Presidenti Tsereteli. “Nxis trajtimin e boshllëqeve në proceset e reformave sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe zgjedhjeve. Shoh një nevojë urgjente për forcimin e besimit të publikut tek institucionet".

Në kuadrin e reformave në proces dhe atyre të pritshme, u diskutua edhe vendimi i Bashkimit Evropian për shtyrjen e vendimmarrjes mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Diskutimet u përqendruan në përparësitë e Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së, si dhe përparësitë e politikës së jashtme shqiptare dhe problemet e saj të brendshme. Në këtë drejtim, Presidenti Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm Montella rikonfirmuan mbështetjen e plotë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe përshëndetën vendosmërinë e Qeverisë për të nxitur frymën e përgjegjësisë kolektive gjatë kryesimit të OSBE-së. Presidenti Tsereteli, gjithashtu, nxiti të gjitha forcat politike të bashkojnë përpjekjet për të kontribuar në angazhimin e vendit për të udhëhequr OSBE-në vitin e ardhshëm.

Të këshilluara

Edhe Sollaku kundër KED: Shkeli Kushtetutën

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shkelur Kushtetutën....

23:14

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI