Flash

Meta rrëfen çfarë i ka thënë Berishës, Bashës dhe Kryemadhit për bojkotin

Lapsi.al 18 November 2019
Meta rrëfen çfarë i ka thënë Berishës,

Presidenti Ilir Meta ka folur edhe për rolin e opozitës në këtë krizë politike. Ai ka përsëritur se nuk e ka pranuar asnjëherë rrugën për tu larguar nga parlamenti sepse kjo i hapi rrugë Ramës për të kontrolluar gjithçka.

“Ja kam thënë Berishës, ja kam thënë Bashës, ja kam thënë Kryemadhit edhe disa analistëve. U kam thënë që nga Rama nuk ka asnjë reflektim. U kam thënë që nga fundi i listës ka njerëz të pa kontrolluar sepse dihet që ashtu vendosen ata dhe e fundit u kam thënë që mos prisni që ndonjë ndërkombëtar që do të rrijë pa gjumë për ju.

Opozita i kishte të gjitha mundësitë të ishte më aktive në parlament. Këshilla që u kam dhënë për reformën në drejtësi është se pavarësisht dëshirave të verbra të disa ndërkombëtarëve për t’ja dhënë reformën Ramës, ata duhet të dilnin me një platformë të përbashkët. Nëse do të kishte një konsensus nuk do ishim në këtë situatë.

Opozita doli me këtë variantin tjetër: “Ky i do të gjitha. Unë po iki dhe ai i mori të gjitha”. Edhe në zgjedhjet lokale. Opozita po të hynte do fitonte bindshëm. Do të merrte disa edhe ky (Rama), por do të kishte mundësi të dokumentonte. Edhe pa marrë pjesë arriti të faktonte vjedhjet.

Opozita ka përgjegjësitë e saj për vendin. Nuk dua të merrem me të sepse është gjëja më e lehtë t’i biesh opozitës, por ajo duhet të gjejë veten. Unë kam për detyrën ta takoj opozitën dhe t’ja bëj të qartë asaj. Opozita nuk më ka pyetur kur ka marrë vendimet më të rëndësishme” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër aksident, ndërron jetë një person

Një çiklist 52 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, ku automjeti me drejt...

19:05

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI