Flash

VIDEO që po bën bujë në Serbi/ Spiuni rus i jep para zyrtarit të lartë

Lapsi.al 18 November 2019
VIDEO që po bën bujë në Serbi/ Spiuni rus i jep para

Në rrjetin social YouTube, më 17 nëntor, është postuar një video në të cilën shihet një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) i jep ryshfet një zyrtari të rangut të lartë serb.

Në video shihet takimi i dy burrave në një parking, prej ku ata shkojnë drejt makinës së njërit prej tyre. I dyshuari , si oficer rus i zbulimit ia jep një qese plastike agjentit serb, i cili e lë atë qese në makinën e parkuar. Siç shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, të dy burrat pastaj shkojnë në një kafene aty pranë, dhe më pastaj ndahen.

Kur burri, i identifikuar në përshkrimin e videos si agjent serb, pas takimit shkon në makinën e tij dhe hap qesen plastike që e mori, aty gjen një zarf me para në të. Autenticiteti i videos dhe koha kur është realizuar, nuk është vërtetuar. Sipas të tjera analizave shtetasi rus është një një diplomat në Serbi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër aksident, ndërron jetë një person

Një çiklist 52 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, ku automjeti me drejt...

19:05

Alvin shtrohet në spital

Mëngjesin e sotëm 11-vjeçari Alvin Berisha i shoqëruar nga babai Afrim e familjarët e tij ka nisur vizitat mjekësore në spitalin e Lecco-s. Një ekip i specia...

14:55

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI