Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur ta ndjekë nga shtëpia super sfidën Shqipëri-Francë, e cila po luhet në stadiumin e ri, “Air Albania Stadium”.
Presidenti ka zgjedhur të përgjigjet me ironi, ndërsa poston një foto me macen e tij, Sasha, teksa ndjek ndeshjen nga televizori. “Me Sashën duke shpresuar!”, shkruan Meta në facebook.