Flash

Nipi bën shoshë me kallashnikov makinën e xhaxhait/ Si u parandalua ngjarja e rëndë

Lapsi.al 17 November 2019
Nipi bën shoshë me kallashnikov makinën e xhaxhait/ Si u

Një ngjarje që mund të rezultonte tragjike u parandalua në kohë ditën e djeshme nga Policia e Tiranës. Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin për pronën në fshatin Maknor të Pezës e për pasojë ka mbetur e plagosur lehtë vajza e njërit prej tyre.

Ndërsa djali i vëllait tjetër ka qëlluar me armë drejt makinës së xhaxhait. Fatmirësisht, ngjarja u mbyll pa pasoja të rënda dhe shërbimet e Komisariatit Nr.6 arrestuan 58-vjeçarin Petrit S., i cili dyshohet se i ka shkaktuar dëmtime gjatë përleshjes mbesës së tij, vajzës së vëllait.

Policia do të deklaronte dje se, ka shpallur në kërkim djalin e të arrestuarit, 20-vjeçarin Endri S., si autor i dyshuar për shkatërrimin e makinës së xhaxhait të tij me armë zjarri, por edhe për kanosjen e tij, po me armë.

Policia e Tiranës tha dje se reagimi në kohë i shërbimeve të Komisariatit nr.6 parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda. Policia arriti të arrestojë një 58-vjeçar, i cili, gjatë konfliktit për motive pronësie me të vëllain, dhunoi fizikisht mbesën.

Ndërsa u bë shpallja dhe në kërkim e djalit të 58- vjeçarit, i cili gjatë konfliktit dëmtoi mjetin e xhaxhait, duke e qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasin Petrit S., 58 vjeç, banues në fshatin Maknor, në Pezë të Tiranës.

Policia tha zyrtarisht dje se, në fshatin Maknor, i arrestuari Petrit S. është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin Xhevdet S. dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij, vajzën e Xhevdetit, duke i shkaktuar lëndime në trup. Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit Endri S., i cili gjatë konfliktit ka thyer xhamat e mjetit të xhaxhit, shtetasit Xhevdet S., pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit me armë zjarri.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ‘Dhunë në familje’ në ngarkim të shtetasit Petrit S. dhe veprat penale ‘Shkatërrim prone’, ‘Kanosje’, ‘Prishje e qetësisë publike’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve’, në ngarkim të shtetasit Endri S.”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI