Flash

Meta thërret Soros në takim për të diskutuar për Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 16 November 2019
Meta thërret Soros në takim për të diskutuar për

Në një lëvizje surprizë, Kreu i Shtetit Ilir Meta ka ftuar për një takim gjatë javës së ardhshme edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros), si dhe përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar me reformën në drejtësi.

Në qendër të diskutimeve është situata e krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta duket se do të ketë axhendë të ngjeshur takimesh duke nisur nga e hëna pasi ai ka thirrur në një takim edhe opozitën politike.

Në ftesën drejtuar Bashës dhe për dijeni dhe të krerëve të partive të tjera pjesë e opozitës së bashkuar, Meta kërkonte që takimi të mbahej mundësisht para ditës së mërkurë, datë 20 nëntor.

Burimet bënë me dije gjithashtu se Meta pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për ti informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit.

Vlen të kujtojmë se Kreu i Shtetit ditën e hënë pritet të dorëzojë në prokurori dhe kallzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Dvorani synoi krijimin e një gjendje anti-kushtetutshmërie, duke e vendosur presidentin e Republikës në pamundësi kushtetuese, dhe u përpoq të krijojë një gjendje të faktit të kryer ndaj presidentit.

Parlamenti me shumicë socialiste miratoi dje një rezolutë, sipas të cilës, dekretimi i zonjës Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga presidenti Meta është vlerësuar si një akt “i pavlefshëm dhe i paprecedent” dhe “një përpjekje për të bllokuar dhe zvarritur procesin e formimit të Gjykatës Kushtetuese”./ora

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI