Flash

Atentati/ Policia ruan prej 17 ditësh pas derës, prokurorin Ndoja dhe “Rrumin”

Lapsi.al 17 November 2019
Atentati/ Policia ruan prej 17 ditësh pas derës, prokurorin Ndoja dhe

Prokurori Arjan Ndoja dhe i plagosuri tjetër në atentatin e 1 nëntorit tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës kanë mohuar të kenë konflikte me Redjan Rrajën. Prokurori dhe miku i tij janë pyetur në spital pas arrestimit të të riut nga Kruja, por kanë thënë se nuk kanë pasur konflikte me të arrestuarin.

Sipas burimeve nga spitali i Durrësit, prokurori Ndoja ka kërkuar që mjekimin ta përfundojë duke qëndruar nën kujdesin e stafit të repartit të Ortopedisë.

Burimet kanë bërë të ditur se tre prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë disa herë në pyetje të dy të plagosurit, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, të cilët vazhdojnë t’u qëndrojnë deklaratave ta dhëna më parë duke theksuar se nuk kanë asnjë konflikt të hapur me asnjë person dhe mbi të gjitha me të arrestuarin e vetëm Redjan Rahja.

Dy efektivë të policisë së komisariatit të Durrësit qëndrojnë pas dere prej 17 ditësh. Me urdhër të prokurorit çdo person që kërkon ti takojë duhet më parë të marrë miratimin e përfaqësuesve të akuzës.

Deri më tani për ngjarjen është arrestuar vetëm Redjan Rraja. Katër ditë pas atentatit u zhvilluan kontrolle në të paktën pesë qytete, por pa u konkretizuar. Tashmë edhe pas analizave të gjurmëve në makinën e përdorur për sulmin, në dy kapuçat dhe armët e zbuluara nuk është bërë e mundur zbulimi i autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në atentat, por as gjetja e shkakut të sulmit në Shkozet të Durrësit. /OraNews

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI