Flash

Ikën Gazheli, njihuni me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi

Lapsi.al 19 November 2019
Ikën Gazheli, njihuni me ambasadorin e ri të Shqipërisë

Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasador i Shqipërisë në Turqi. Pasardhësi i tij është diplomati i lartë Kastriot Robo. Në dekretin e Presidentit Ilir Meta, thuhet se lirimi nga detyra i Gazhelit dhe emërimi i Robos ka ardhur me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Largimi nga detyra si ambasador i Gent Gazhelit lidhet me vogëlushin shqiptar Alvin Berisha, që u shpëtua nga kampi i ferrit “Al Hol” në Siri falë ndërhyrjes së gazetarëve italianë të emisionit investigativ “Le Iene”.

Këta të fundit e kritikuan pak ditë më parë ambasadorin për rastin e 11-vjeçarit, duke e akuzuar publikisht se nuk i ishte përgjigjur telefonatave të tyre pavarësisht se kishte premtuar ndihmë. Qëndrimet e tij shkaktuan indinjatë nëpër rrjete sociale.

Por kush është Kastriot Robo?

Kastriot Robo është cilësuar si një nga diplomatët më të mirë të periudhës së post komunizmit. Ai është vlerësuar si një diplomat i lartë. Në vitin 1998 ai emërohet ambasador i Shqipërisë në Greqi. Këtë post diplomati Kastriot Robo e mbajti për gati katër vjet, duke u dhënë marrëdhënieve midis dy vendeve një frymë tjetër bashkëpunimi nga ajo që kishin pasur deri në atë periudhë. Pas kësaj periudhe ai mban poste të rëndësishme në diplomacinë shqiptare. Në vitin 2006 diplomati Kastriot Robo emërohet ambasador i Shqipërisë në Londër, në një nga përfaqësitë diplomatike më të rëndësishme në botë. Më pas si ambasador i Shqipërisë në Spanjë dhe në Danimarkë.

Të këshilluara

Edhe Sollaku kundër KED: Shkeli Kushtetutën

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shkelur Kushtetutën....

23:14

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI