Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon konsultimet për krizën politike dhe kushtetuese që po kalon vendi. Pas takimeve me krerët e partive të opozitës, Meta ka pritur këtë pasdite në zyrën e tijish-Presidentin, Prof. Rexhep Meidani, një personalitet i njohur i së majtës.
Nuk jepen detaje të bisedës së zhvilluar midis tyre, por presidenti Meta konfirmon në rrjetet sociale se kanë diskutuar për krizën e rëndë politike dhe institucionale në vend.
“Së bashku me ish-Presidentin, Prof. Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, - shkruan Meta. ©LAPSI.al