Flash

FOTO/ Kapet 1 ton kanabis në Spanjë, në pranga ish-sulmuesi i Olympique Marseille

Lapsi.al 19 November 2019
FOTO/ Kapet 1 ton kanabis në Spanjë, në pranga ish-sulmuesi i

Policia spanjolle ka organizuar një megaoperacion të koduar “Maskoke” në krahinën e Andaluzisë duke vënë në pranga 20 persona që akuzohen për trafik droge. Mes të arrestuarve është edhe një ish-futbollist i Malaga, Rajo Vallekano dhe Olympique Marseille në Francë, Sergio Contreras i njohur me nofkën “Koke”.

Edhe vëllai i tij u vu në pranga. Policia spanjolle tha se ka sekuestruar 1 ton kanabis sativa si dhe shumë armë e para. Më shumë se 150 agjentë të policisë ushtruan kontrolle në disa shtëpi pas hetimeve që kishin nisur kohë më parë.

Sipas të njëjtave burime, ish-futbollisti 36-vjeçar ishte një nga personat kryesorë në këtë rrjet të trafikut të kanabisit. “Koke” iu bashkua Olympique Marseille në 2004 përpara se të huazohej në Sporting Lisbona në janar 2006.

Ai e mbylli karrierën në Europë te Aris Salonika në Greqi. Më pas shkoi në Shtetet e Bashkuara, Indi dhe Azerbajxhanit. Ai i dha fund karrierës së tij në vitin 2017, për të filluar një tjetër, por shumë më ndryshe... ©LAPSI.al

Image result for Sergio Contreras  koke marseille

Image result for Sergio Contreras  koke marseille

Related image

 

Të këshilluara

Kriza në Kushtetuese, Meta takon Mejdanin

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon konsultimet për krizën politike dhe kushtetuese që po kalon vendi. Pas takimeve me krerët e partive të opozitës, Meta ka...

20:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI