Flash

VIDEO/ 2 shqiptarë në pranga me 8 kg kokainë në Itali (emrat)

Lapsi.al 19 November 2019
VIDEO/ 2 shqiptarë në pranga me 8 kg kokainë në Itali

Mbrëmjen e 5 nëntorit, policia italiane arrestoi dy shqiptarë, Lorand Maçi dhe Eduart Çela, të cilët kishin të fshehura 8 pako me kokainë për një peshë totale mbi 8 kilogramë. Ato u gjenë në një garazh në zonën e San Leonardo në Parma.

Policia kishte marrë informacion për një rrjet të shpërndarjes së drogës në këtë zonë. Maçi zotëronte një piceri në zonën e San Leonardo, por aktiviteti kishte shumë pak klientë. Kjo i bëri agjentët të dyshojnë.

Nga hetimet doli se Maçi kishte në dispozicion edhe një garazh dhe se në restorant shpesh shihej një bashkatdhetar i ri i cili më pas, ishte identifikuar si Eduart Cela. Mbrëmjen e vonë të 5 nëntorit, agjentët e Antidrogës i ndalën të dy shqiptarët dhe ushtruan kontroll në piceri dhe në garazh.

8 pakot u gjetën në kuti kartoni. Gjatë kontrollit në automjetet e përdorura nga dy shqiptarët u gjetën vende të posaçme nën sedilje për fshehjen dhe transportin e drogës. Të dy të arrestuarit janë vendosur në arrest me burg. (Shiko VIDEO këtu©LAPSI.al

Të këshilluara

Kriza në Kushtetuese, Meta takon Mejdanin

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon konsultimet për krizën politike dhe kushtetuese që po kalon vendi. Pas takimeve me krerët e partive të opozitës, Meta ka...

20:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI