Flash

FOTO/ Një vit pas vrasjes së 32-vjeçarit, asnjë gjurmë për autorët

Lapsi.al 19 November 2019
FOTO/ Një vit pas vrasjes së 32-vjeçarit, asnjë

Ka kaluar një vit nga gjetja e trupit të pajetë të 32-vjeçarit Artur Lleshi në një tunel në fshatin Gjuras të Bulqizës, por ende nuk është gjetur autori i vrasjes. I afërmi i viktimës, Njazi Lleshi hedh dyshime se të riun mund ta ketë vrarë një banor nnga fshati Gjurë, emrin e të cilit nuk e bën të ditur.

“Pas 9 muajsh ai është gjetur 100 metër thellë në tunel i mbuluar. Dyshimet tona janë që është një bashkëpunëtor prej katundit që mund ta ketë bërë këtë veprim dhe ne kërkojmë që ky person të zbulohet”, - deklaron i afërmi i viktimës, raporton News 24.

Sipas tij, shpresat për drejtësi nga shteti janë shuar. Ai pohon se organet përgjegjëse nuk po bëjnë asgjë për gjetjen e autorit të vrasjes së Artur Lleshit.

“Unë e kërkoj si kushëri, të më ndihmojnë të gjendet autori i kësaj ngjarjeje. Policia e ka mbyllur çështjen. Nuk kam besim tek policia”, - deklaroi Lleshi.

32-vjeçari Artur Lleshi humbi kontaktet me familjaret e tij në prill të 2018. Artur Lleshi ishte nisur drejt Maqedonisë ku punonte prej 3 vitesh në Gostivar si çoban por nuk u kthye më. Pak muaj më vonë më 30 dhjetor të 2018, trupi i 32-vjeçarit u gjet i pajetë nga banorë të zonës dhe me shenja plumbash në një tunel të fshatit Gjuras të Bulqizës.

Të këshilluara

Kriza në Kushtetuese, Meta takon Mejdanin

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon konsultimet për krizën politike dhe kushtetuese që po kalon vendi. Pas takimeve me krerët e partive të opozitës, Meta ka...

20:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI