Flash

Rektori Koni thumbon Veliajn: E di që të ka djegur shumë, por ruaj qetësinë

Lapsi.al 19 November 2019
Rektori Koni thumbon Veliajn: E di që të ka djegur shumë, por

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni i është drejtuar ashpër kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Në një koment në Facebook, Koni shkruan se ka të vështirë të fshehë keqardhjen nga sulmet e Veliajt, bajate e banale ndaj personit të tij.

Rektori thotë se “u ka djegur” padia e ngritur nga Universiteti i Tiranës për Kopshtin Botanik. Ai i ka drejtuar një pyetje kryetarit të Bashkisë: “Aty ku jeni diplomuar, Rektori merrej me karrige dhe tavolina, apo me shgarravina muresh? ..apo nuk e keni idenë fare me çfarë merret Rektori i një universiteti?”

Koni i ka dhënë një këshillë Veliajt që të ruajë qetësinë pasi është vështirë që publiku të gënjehet akoma me fjalitë tij pa kuptim.

Postimi i plotë:

Zoti Veliaj,

E kam të vështirë të fsheh keqardhjen time mbi sulmet e tua bajate e banale ndaj personit tim si Rektor i Universitetit të Tiranës.

Aq shumë ju ka “djegur” padia e ngritur nga Universiteti i Tiranës për Kopshtin Botanik, sa vend e pa vend flisni për këtë gjë dhe harroni që nuk jeni përfaqësuesi i pushtetit qëndror, të cilin UT e ka paditur.

Aq shumë jua ka “prishur punët dhe planet” kjo gjë, sa humbisni edhe toruan, dhe tregoheni i paedukuar… apo kështu jeni në të vërtetë?

Dhe unë kam një pyetje për ju: Aty ku jeni diplomuar, Rektori merrej me karrige dhe tavolina, apo me shgarravina muresh?????? ..apo nuk e keni idenë fare me cfarë merret Rektori i një universiteti?

Sa për ballkonin që keni parë, mund të pyesni më mirë atë që e urdhëruat për ta pastruar brënda orës përpara ceremonisë së inagurimit të stadiumit.

Zoti Veliaj, një këshillë ju jap: ruajeni qetësinë… vështirë që publiku të gënjehet akoma me fjalitë tuaja pa kuptim…..

Thjesht edhe sot ju mëshiroj…

Të këshilluara

Kriza në Kushtetuese, Meta takon Mejdanin

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon konsultimet për krizën politike dhe kushtetuese që po kalon vendi. Pas takimeve me krerët e partive të opozitës, Meta ka...

20:22

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI