Flash

2000 pjata të thyera në Dubai: restoranti grek nderon Salah

Lapsi.al 19 November 2019
2000 pjata të thyera në Dubai: restoranti grek nderon Salah
Dy mijë pjata të thyera për të nderuar një mik të elitës. Kjo është ajo që ndodhi të hënën në një restorant grek në Dubai, pas mbërritjes në lokal të Mohamed Salah. Sulmuesi i Liverpool ndodhej në Emiratet Arabi me pushime, duke qenë se ka qenë i detyruar të humbasë dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Afrikës 2021 të Egjiptit (barazime zhgënjyese me Kenya e Comore) për shkak dëmtimi. Sipas faqeso ibreakplates.com, tradita e thyerjes së pjatave, si vlerësim për një muzikant apo balerin është konsideruar pjesë e të ashtuquajturës “kefi”, një shprehje e shfrenuar e emocionit dhe gëzimit. Salah është një artist i topit, kështu që principi aplikohet edhe tek ai. Lajmi është dhënë nga Al Ain Neës. Mohamed është shoqëruar përmes kopështit në një privé ku ka drekuar në qetësi. Sulmuesi ka pësuar një shembje në kavilje gjatë ndeshjes me Leicester, përkeqësuar në ndeshjen e madhe të Premier me Manchester City, i detyruar të braktisë fushën 5’ minuta nga fundi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI