Flash

"Nuk pranoi 50 milionë, tani Hysaj do ikë nga Napoli me parametër zero": menaxheri i lojtarit vendose veton

Lapsi.al 14 November 2019
"Nuk pranoi 50 milionë, tani Hysaj do ikë nga Napoli me

Elseid Hysaj është i impenjuar në mbrëmje në ndeshjen e kombëtares së Shqipërisë kundër Andorrës, për kualifikueset e Euro 2002, por menaxheri i tij Mario Giuffredi nuk humb kohë të vendosë për të ardhmen e shkodranit. "Çfarëdo të ndodhë, do të vijnë rezultate të rëndësishme. Nëse do të largohemi, do të bëjmë atë që duhet ta bënim që në verë. Nëse nuk do të ikim, Napoli do të humbasë lojtarin me parametër zero, por ne besojmë dhe i shohim gjithnjë gjërat në mënyrë pozitive. Napoli një vit e gjysëm më parë mund të përfitonte 50 milionë nga Chelsea, nëse qendron në Napoli, rrezikon të lërë të lirë pa futur në arkat e klubit asnjë euro".

E ka bërë të qartë menaxheri i kapitenit të kombëtares shqiptare, Mario Giuffredi, për mikrofonët e 'Radio Punto Nuovo duke folur për të ardhmen e Hysaj. "Këmbim me Florenzi? Nuk më rezulton kështu, Hysaj i pëlqen shumë Romës, por nuk di asgjë për këmbimin. Roma ka nevojë për një mbrojtës krahu, Spinazzola është një lojtar i fortë, por shpesh ka probleme. Florenzi nuk konsiderohet një mbrojtës, por nga ajo që shoh në shtyp Fonseca nuk është se po i jep hapësirë në asnjë rol".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI