Flash

Nga Qemal Stafa tek stadiumi i ri, kujtimi i babait dhe diktati i Brigel: Strakosha rrëfehet për Corriere dello Sport

Lapsi.al 14 November 2019
Nga Qemal Stafa tek stadiumi i ri, kujtimi i babait dhe diktati i Brigel:

Nga babai tek djali. Pikërisht si në historinë e Lazios. Do ti takojë Thomas Strakosha, të dielën në Tirana të ruajë portën e Shqipërisë kundër kampionëve të botës të Francës. Një mbrëmje gala për inaugurimin e impoantit të ri, të ndërtuar mbi rrënojat e Qemal Stafa, si quhej dikur stadiumi. Stadium që, në 2004 u kthye në legjendë për futbollin shqiptar, me kapitenin Fotaq Strakosha që i jepte lamtumirën kombëtares duke mundur kampionët e Europës së Greqisë. Vogëlushi Thomas, sot portieri i Lazio, ishte vetëm 9 vjec. E një ditë më parë, nga grumbullimi në Durrës tregoi emocionet e tij, përfshirë ëndërrën Champions për të arritur me Inzaghi.

Mirëmëngjes Thomas, cfarë emocione janë kur të mbrosh portën në stadiumin e ri në Tiranë?

« Presim kampionët e Francës. Të luash ndaj një skuadre kaq të fortë do të thotë të testosh veten, dhe përpiqesh të bësh një performancë të shkëlqyer. Një tjetër motivim është edhe inaugurimi i stadiumit. I bukur, modern, dhe i sapo rinovuar. Maksimumi për një lojtar futbolli. Dhe kur mendoj se im atë ka luajtur në stadium e vjetër, përjetoj një emocion të veçantë».

Duke menduar babin, portier i Shqipërisë në stadiumin e vjetër, cfarë kujtimesh mban?

«Më vjen në mendje se… koha fluturon, por ato kanë qenë emocione të bukura. Ndeshja e tij e lamtumirës për Shqipërinë, dhe unë isha në tribunë me familjen. Kur mendoj se jam profesionist tani dhe mbroj portën e Kombëtares në të njëjtin stadium të rikonstruktuar, më futen të dridhurat. Ishte ndeshja e Shqipërisë kur fitoi me Greqinë 2-1, kampionët e Europës. Isha 10 vjeç. E kisha vendosur se do bëhesha portier kur të rritesha. Në fund të ndeshjes, nuk u futa dot në fushë. Mamaja ime u sigurua që babai të festonte në fillim me skuadrën, më pas me familjen. Mbaj mend trajnerin Brigel, nuk e linte të tërhiqej. Babai im kishte kohë që donte të tërhiqej, ».

Zhgënjimi jryesor me Lazio kush ka qenë?

«Që kur kam nisur të luaj te Lazio, kam pasur 3 zhgënjime. E para, humbja me Juven në finalen e Kupës. Më tej, disfata ndaj Salzburgu në Europa League, por kryesore është mbetja jashtë Champions në 20 maj, në humbjen ndaj Inter. Erdha nga një javë “ferri”, pas një dëmtimi në shpinë. Nuk duhej të luaja në teori, kisha frikë se nuk ndihmoja dot ekipin. Shtrëngova dhëmbët dhe luajta. Por ajo tronditje, ishte ndjesia më e keqe në karrierë.».

Pritja më e bukur?

«Penalltia që i kam pritur Dybala në Allianz Stadium, veçanërisht për domethënien që kishte për atë moment të ndeshjes, në minutën e fundit. Nuk kishim fituar në Torino prej 15 vitesh».

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI