Flash

Rikthehet Champions/ Muri i verdhë para Inter: Barcelona, Liverpool e Chelsea hapa kualifikimi

Lapsi.al 5 November 2019
Rikthehet Champions/ Muri i verdhë para Inter: Barcelona, Liverpool e

Raundi i katërt i përplasjeve elitare europiane, për katër grupet e dyta, ka shumë sfida për të mos u humbur, edhe pse epiqendra e Champions League të martën në mbrëmje do të jetë në Signal Iduna Park të Dortmundit. Natë për të mos u humbur nga Conte, por edhe Ancelotti, në kohën kur të mëdhatë synojnë të hedhin hapin përtej fazës së grupeve.

Grupi E

Me 7 pikë, napoletanët janë një mbi Liverpool, por nëse duan të ruajnë vendin e parë deri në përplasjen direkte në Anfield, nuk duhet të ndalin hapin me Salsburg. Austriakët duan vendin e tretë, dhe këtë e shohin me optimizëm, duke qenë se Genk që ka vetëm një pikë luan kundër kampionëve në fuqi në Angli. Skuadra e Klopp ka një ecuri impresionuese në Premier League me asnjë humbje në 11 javë, por tani duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe në Champions, ku djeg ende humbja në Napoli.

Grupi F

Në Dortmund Antonio Conte luan kualifikimin: një fitore e Borussia do të kthente avantazhin e tre pikëve për gjermanët, duke e komplikuar shumë pozitën e zikaltërve. Teknikun e Dortmund e mban në ankth Marco Reus, mungesa e të cilit e penalizoi jo pak në përballjen në San Siro. Për Inter kthehet Sensi dhe ky është lajmi më i mirë për teknikun, që e konsideron elementin thelbësor në mesfushë. Në Katalonjë presin vetëm kualifikimin matematik: me 7 pikë kanë që tani avantazhin e tre distancave nga dyshja ndjekëse. Një fitore me Slavia Prague do ishte ngritje morale pas disfatës në kampionat me Levante për skuadrën e Valverde.

Grupi G

Fitorja në Gjermani e ka vënë në pozita kryesuese me 6 pikë Leipzig, por Zenit kërkon ta parakalojë përsëri kur ti presë gjermanët në shtëpi. Dy pikë është diferenca mes dy kryesuesve, ndërkohë që Lyon mund të përfitojë pikërisht nga përplasja e tyre. 4 pikë edhe për francezët, që përpara se të kenë pretendime, duhet të mundin Benfikën, që pasi ka marrë tre pikët e para, mund të bëjë befasinë në Francë.

Grupi H

Chelsea e Ajax kanë kuotë të barabartë pikësh për në Stamford Bridge do të vendosin për supremacinë e grupit. Londinezët kanë fituar në Amsterdam dhe tani duan të mbyllin misionin. Ajax do të jetë i kënaqur edhe me një barazim, në kohën kur Valencia me 4 pikë do të ketë një ndeshje të thjeshtë kundër Lille, që mbyll renditjen me 1 pikë.

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP E

21:00 Liverpool ? - ? Genk

21:00 Napoli ? - ? Salzburg

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP F

18:55 Barcelona ? - ? Slavia Prague

21:00 Borussia Dortmund ? - ? Inter

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP G

18:55 Zenit St. Petersburg ? - ? RasenBallsport Leipzig

21:00 Lyon ? - ? Benfica

CHAMPIONS LEAGUE - GROUP H

21:00 Chelsea ? - ? Ajax

21:00 Valencia ? - ? Lille

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI