Flash

Video/ Ziri dhe asistenti ngatërrojnë Vllazninë: Bylis merr tre pikët në Shkodër

Lapsi.al 4 November 2019
Video/ Ziri dhe asistenti ngatërrojnë Vllazninë: Bylis merr tre

Konfuzion, tension, shishe të hedhura dhe ndjesia e të pësuarit një padrejtësi, që në fakt nuk është e tillë. Bylis shkon të fitojë në Loro Borici, përballë Vllaznisë, duk u vënë në ndjekje të Partizanit kryesues, falë një goli që krijoi jo pak polemika. Ziri pa drejtë në minutën e 16, por kuqeblutë kur panë flamurin e asistentit të tregonte pozicionin e parregullt të Jankut e morën të mirëqenë. Kryesori vendosi veton, por shkodranët protestuan duke e menduar një padrejtësi e duke kontestuar arbitrin, mbi të cilin fluturuan shishe e ofendime.

Tre pikë të cmuara për surprizën e kampionatit, që cuditësisht ndjek Partizanin pas 11 javësh një pikë diferencë. Skuadra e Dovedan pëson pak, shënon praktikisht cdo ndeshje dhe meriton pozitën që ka. Impresionuese po të mendosh se Janku, autori i golit vendimtar, zëvendësonte një kolonë difensive të mallakastriotëve si Bicaj. Në përplasjen e shkollës taktike të ish-Jugosllavisë, vendosën episodet, edhe pse ballshiotët ishin më të rrezikshëm, me Goxhaj që goditi edhe traversën, përpara se Janku të shënonte avantazhin në të 16.

Vllaznia reagoi me forcë, pa shumë ide, por me dëshirën për të mos bërë figurë të keqe para publikut të shtëpisë. Nuk shërbeu shumë spostimi për 48 orë i ndeshjes, për të luajtur në Loro Borici, sepse tentativat e Krujës, Krymit apo Shtubinës nuk gjetën asnjëherë në befasi Hidin. Nuk ndryshuan verdiktin e lojës as dy minutat e fundit kur Krymi e Shtubina nuk arritën të shmangnin humbjen e katërt në 11 javë.

20 pikë për Bylis që vihet në ndjekje të Partizanit dhe cdo javë që kalon konsolidon edhe më shumë bindjen e skuadrës së presidentit Kapllanaj për një prezantim në Europë sezonin e ardhshëm. Mbetet në vendin e shtatë me 15 pikë Vllaznia, një mbi Skënderbeun, me të cilin me shumë mundësi do të diskutojë gjatë për të shmangur zonën e playoff, të tretin nga fundi.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI