Flash

Video/ I shkreti VAR: karton i kuq në të 90, shikoni çfarë bën mbrojtësi i Monaco

Lapsi.al 4 November 2019
Video/ I shkreti VAR: karton i kuq në të 90, shikoni çfarë
Ndonjëherë nuk është heqja e mundësisë skuadrës, për të kthyer rezultatin, ajo që i bën futbollistët të dalin nga vetja, duke humbur mendjen për një karton të kuq. Episodi këtë herë është shënuar në kohën shtesë në Ligue 1, kur ndëshkimi me karton të kuq i Ruben Agilar, bëri xhiron e botës, jo për vendimin e arbitrit, por tërbimin e lojtarit të Monaco që nxorri inatin mbi monitorin e VAR. Me rezultatin 1-0 në favor të Saint Ettien, Aguilar ndaloi kundërshtarin e tij që po shkonte drejt portës, në mënyrë të parregullt, në minutën e 92’. Konsultimi i arbitrit me VAR ishte fatal për lojtarin e principatës, që duhet dilte nga fusha duke e lënë Monaco në inferioritet numerik. Në fakt nuk kishte më kohë për asnjë nga skuadrat, por Agular nuk kontrolloi më nervat, duke e shkatërruar sic duket, atë që e konsideroi fajtor për dënimin e tij.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI