Flash

F1, Hamilton është kampioni i botës për të 6 herë: radhën e ka rekordi i Schumacher

Lapsi.al 3 November 2019
F1, Hamilton është kampioni i botës për të 6 herë:

Lewis Hamilton ka fituar titullin e gjashtë Botëror në Formula 1. Pilotit të Mercedes i ka mjaftuar vendi i 2° në GP të Shteteve të Bashkuara për tu shpallur matematikisht kampion e duke u afruar një trofe larg rekordit absolut të Michael Schumacher. Në Austin fitorja i ka shkuar makinës tjetër Mercedes të Bottas, me Red Bull të Verstappen që kompletoi podiumin. Ditë e errët për Ferrari: 4° Leclerc, ndërsa u tërhoq nga gara një Vettel i pafat.

Numërimi mbrapsht kishte nisur që prej kohësh e në Cirkuitin amerikan u ndërpre. Hamilton është kampion i botës për të gjashtën herë në karrierë, e treta radhazi. Një titull botëror që erdhi në fund të një sezoni tjetër të dominuar nga Mercedes, në të cilën kampioni i Stevenage ka cuar në shtëpi 10 fitore e 4 pole position, në një total prej 14 e 9 të arritura nga skuderia e tij.

Nota e stonuar, për një perfeksionist si britaniku, është se përsëri nuk arriti të festonte me një fitore në garën vendimtare, si ndodhi edhe në 2017 e 2018. Gjë aspak shqetësuese për Lewis, që në 2020 mund të vendosë në shënjestër atë titullin e shtatë që do ti lejonte të barazonte legjendën e Schumacher.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI