Flash

Racizëm në Verona, Balotelli shfryn inatin: arbitri ndal lojën

Lapsi.al 3 November 2019
Racizëm në Verona, Balotelli shfryn inatin: arbitri ndal lojën

Një episod i racizmi njollos futbollin italian. Ndeshja mes Veronës e Brescia është ndërprerë pr 4 minuta nga arbitri Mariani për shkak të disa koreve raciste drejtuar Mario Balotelli, që në minutën e 11' të pjesës së dytë ndaloi lojën dhe e goditi topin drejt tifozëve në shenjë proteste, duke kërcënuar të largohet nga fusha e lojës. Sulmuesi është përqafuar menjëherë nga shokët e kundërshtarët para se loja të rifillonte me njoftimin e spikerit.

Reagimi i Balotelli ndaj fyerjeve ka qenë i vendosur: gjatë një aksioni të ndeshjes, ndërsa gjendej pranë flamurit të këndit, pikërisht poshtë sektorit të tifozëve veronezë, Mario mori topin në duar dhe e goditi me forcë drejt tyre. Vetëm se në përfundim të ndeshjes, tekniku i Veronës, Juric, ka dashur ta minimizojë ngjarjen: "Sot nuk pati asnjë kor racist, shumë fërshëllima e tallje kundër një lojtari të madh e asgjë tjetër. Pyesni Balotelli cfarë ka dëgjuar për të reaguar ashtu".

Tekniku i Veronës, Ivan Juric, për Sky Sport mohon episodet raciste. "Nuk kam asnjë problem të denoncoj koret, nëse kanë qenë, edhe nëse ata që i bënë ishin tifozët tanë - shtoi ai - janë gjëra që nuk mund të pranohen në 2019. Por sot nuk kishte asgjë të tillë".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI