Flash

Video/ Liga: Barcellona fundoset në 7 minuta: Real Madrid e Atletico nuk përfitojnë

Lapsi.al 3 November 2019
Video/ Liga: Barcellona fundoset në 7 minuta: Real Madrid e Atletico nuk

Në javën e 11 të Liga, Barcellona u rrëzua 3-1 në shtëpinë e Levante. Messi me penallti kaloi në avantazh blaugrana, por pas dëmtimit të Suarez, vendasit kthehen me tre gola në 7' minuta që shkatërroi katalanasit: Campaña, Borja Mayoral e Radoja nuk i lanë mundësi Barcelonës, që arrihet nga Real Madrid, që në Bernabeu nuk shkoi më shumë se 0-0 me Betis. Vetëm 1 pikë larg dyshes së kreut janë Sevilla e Atletico, që barazuan 1-1 në Sanchez-Pizjuan: Morata replikoi golin e Vazquez, përpara se Diego Costa të gabonte penalltinë.

LEVANTE-BARCELLONA 3-1

Qetësia para stuhisë. Pasditja e Barcellona mund të përmblidhet me këtë fjali. Stadiumi i Levante është bërë tashmë macja e zezë e Ernesto Valverde. Barcellona dominoi pjesën e praë, me Suarez që dha sinjalin e tij pas shtatë minutash, por rastin ideal për avantazhin e kishte Griezmann, me një diagonale që impenjoi portierin kundërshtar. Episodi që zhbllokoi ndeshjen erdhi në ndërhyrjen e Miramon ndaj Semedo: Messi në të 31' shënoi me penallti, por për golin ka polemika. Aksioni nisi nga një pozicion jashtë loje aktiv të Griezmann që Var nuk e sinjalizoi. Suarez doli nga loja për një goditje në kavilje, por Valverde nuk duhet ta ketë në dyshim për ndeshjen e Champions League kundër Slavia Praga. Barcellonës iu kthyen makthet e Anfield Road në pjesën e dytë: fanella e tyre ishte e njëjtë me atë të 4-0 përballë Liverpool. E edhe Levante, për shtatë minuta u duk si skuadra e Klopp. Në minutën e 61' Piqué favorizoi kundërsulmin e Levantes që barazoi me Campaña. Kaluan vetëm 120 sekonda: markatura e Piqué ndaj Borja Mayoral nuk është si duhet dhe e majta e sulmuesit mposhti ter Stegen. Tmerri për Messi e të tjerët nuk mbaroi sepse në të 68', në zhvillimet e një goditje dënimi, Radoja gjeti golin e fundit në devijimin e Busquets.

SEVILLA-ATLETICO MADRID 1-1

Garë spektakolare në “Ramon Sanchez-Pizjuan”, ku Sevilla e Atletico Madrid barazuan e nuk përfituan nga rrëzimi i Barcelonës, duke qendruar një pikë larg. Vendasit më mirë në pjesën e parë, me 63% të zotërimit të topit, që nuk i dha dorë në goditjet drejt portës. Atletico Madrid në një ndeshje shumë delikate shkoi në disavantazh në minutën e 28', në një goditje me kokë të Franco Vazquez dhe bashkëpunimin e portierit Oblak, që nuk ishte pa faj. Colchoneros me ndryshimet e Simeone në pjesën e dytë janë tjetër skuadër. Arias e bën copë krahun e majtë andaluzian. I tij asist për Morata në të 60', pas një magjie të Correa në dribling. E megjithatë Atletico nuk e përmbys dot rezultatin, kur në të 71 fiton një penallti, por Vaclik hipnotizoi Diego Costa, duke lënë në fuqi barazimin.

REAL MADRID-BETIS 0-0

Real Madrid provoi deri në fund të merrte një fitore, që do ti lejonte parakalimin ndaj Barcelonës, por skuadra e Zinedine Zidane nuk arriti të kalojë një Betis, që nuk kishte ardhur në “Santiago Bernabeu” për të mbrojtur barazimin. Pas shtatë minutash erdhi rasti i mirë për Blancos: diagonalja e Benzema ekzalton reflekset e Joel Robles. Portieri andaluzian nuk mund të bënte gjë 60 sekonda më vonë në goditjen e Hazard, por goli i belgut u anullua me Var për pozicion jashtë loje. Polemika kishte edhe në pjesën e dytë: Real kërkoi penallti për pengimin e Mendy, pastaj për prekje me dorë të Feddal. Betis qendroi në lojë për meritë të portierit Robles, që bëri shpëtimtarin në të 91 në gidjten e sigurtë të Vinicius. Përfundoi 0-0 mes fërshëllimave të Bernabeu: për shkak të rezultatit, por edhe një përfaqësimi nën ton të Real.

https://www.youtube.com/watch?v=au0F0z37T_A

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI