Flash

Lexim buzësh dhe eksertë spanjishte zbulojnë fyerjen raciste: Casilla rrezikon 12 javë skualifikim

Lapsi.al 2 November 2019
Lexim buzësh dhe eksertë spanjishte zbulojnë fyerjen raciste:

Vetëm katër ditë më parë Kiko Casilla u zgjodh portieri më i mirë i Championship për tetorin, pasi e shpëtoi disa herë Leeds në 0-0 kundër Sheffield Ëednesday. "Një përfaqësim i përbindshëm", e kishte pagëzuar kapiteni i tij, Liam Cooper. Momenti i artë i portierit spanjoll, i ardhur në Angli verën e kaluar nga Real Madrid, duke se po mbyllet në mënyrën më të keqe. Sipas shtypit britanik, Football Association është gati ti japë një dënim shembullor për një fyerje raciste.

Episodi i takon 28 shtatorit: Casilla i është drejtuar me një shprehje raciste Jonathan Leko, 20 vjecarit anglez me origjinë kongoleze të Charlton, në huazim nga Ëest Bromëich Albion. Shprehja e inkriminuar është raportuar tek arbitri, që e ka përfshirë në raport. Fa ka hapur një hetim, gjatë të cilit i ka thërritur të dy lojtarët e është konsultuar me ekspertë spanjollë të leximit të buzëve.

Sipas Daily Mail, provat në ngarkim të portierit janë të forta e kjo duhet ta detyrojë federatën angleze ti japë një dënim të gjatë. Edhe për ti dërguar një sinjal Uefa, që pak ditë më parë ndëshkoi me vetëm një ndeshje me dyer të mbyllura episodin e racizmit në Bullgari-Angli: një dënim i gjykuar i zbehtë. Vendimi pritet të mërkurën: sipas gazetës britanike, hipoteza më e mundshme është një pezullim nga 8 në 12 javë. Një dënim që do ta mbante Casilla larg fushës për gati dy muaj e do të komplikonte garën për promocion të Leeds, për momentin i dyti në klasifikim, 2 pikë nga kryesuesit e Ëest Bromëich Albion.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI