Flash

Skandali i FSHF/ Do të shohësh Francën? Duhet më parë të blesh një biletë për Andorrën

Lapsi.al 2 November 2019
Skandali i FSHF/ Do të shohësh Francën? Duhet më parë

Kombëtarja është një dashuri më vete e tifozëve, që kurrë nuk e kanë braktisur formacionin kuqezi edhe në ditët më të vështira. Por ndoshta pikërisht nisur nga ky fakt, Federata Shqiptare e Futbollit ka përfituar duke mbajtur një standard të lartë të cmimit të biletave për ndeshjet e kuqezinjve, në krahasim me nivelin e jetesës, edhe kur kemi luajtur me Luksemburgun, Ishujt Faroe, apo Andorrën... Pikërisht Andorrën, ndeshja e ardhshme e kombëtares ku ka shpërthyer skandali i radhës e më i paprecedent i institucionit që drejton futbollin në vend me biletat.

"Do të shohësh Francën? Duhet më parë të blesh një biletë për Andorrën" kjo është përgjigja që të japin në sportelin e dyqanit të FSHF, ajo me të cilin ngrenë supet në pamundësinë për të të dhënë një shpjegim të pranueshëm edhe funksionarë të Federatës, që këtë herë doli përtej cdo norme: detyron tifozët të shohin një ndeshje, që ndoshta nuk kanë mundësinë, ose nuk duan ta ndjekin nga stadiumi, nëse duan që të jenë pjesë në inaugurimin e impiantit të ri Arena Kombëtare kundër kampionëve të botës. Një skandal i vërtetë i biletave të kombinuara, duke tentuar që përmes dëshirës së tifozëve për të parë Francën në stadiumin e parë modern në vend, të mbushin Elbasan Arenën tre ditë para, të detyruar...

Kështu, nëse ke idhull Kylian Mbappe, Antoine Griezman, Paul Pogba apo edhe Didier Deschamps duhet të shohësh në fushë edhe Marc Vales, Marcio Vieira e Joan Cervos. Kush janë këta? Bën mirë të fillosh ti mësosh sepse janë lojtarët e Andorras. Pra, për një biletë qendrore në Arenën Kombëtare që kushton 5 000 lekë, duhet të mendosh edhe për një 2 000 me Andorrën që e con shumën në 7 000 lekë (pa llogaritur karburantin deri në Elbasan natyrsisht). Kombinimi i plotë është i poshtë shënuar...

ÇMIMI ME FRANCËN        ME ANDORRAN                   TOTALI

5 000 lekë                               2 000 lekë                               7 000 lekë

4 000 lekë                               1 500 lekë                                5 500 lekë

3 000 lekë                               1 500 lekë                                4 500 lekë

2 000 lekë                               1 000 lekë                                3 000 lekë

1 500 lekë                                  500 lekë                                 2 000 lekë

Nuk është hera e parë e një abuzimi me biletat, si ajo e mbajtjes së lartë të cmimit, duke futur në lojë edhe fanellat, që kishin një vit që kishin dalë nga qarkullimi, ato të Euro 2016 (për të justifikuar cmimin). Por me këtë zgjedhjen e kombinimit të biletave FSHF ka superuar edhe veten: kur ka një kullë që ndërtoi stadiumin, përse të mos kemi një stadium që mbush edhe një stadium tjetër?

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI