Flash

"Shqipëria kualifikohet në Belgjikë": Nevil Dede, trajneri i U-19 premton suksesin

Lapsi.al 1 November 2019
"Shqipëria kualifikohet në Belgjikë": Nevil Dede,

Një kombëtare ambicjoze për një trajner ambicjoz. Tekniku i kuqezinjve U-19, Nevil Dede, ka bërë të njohur tashmë zgjedhjet e tij për futbollistët e grumbulluar për turneun zyrtar kualifikues të UEFA-s, që do të zhvillohet në Belgjikë nga 13-19 nëntor. Të gjithë elementë që luajnë me skuadrat e tyre, me përjashtim vetëm të dy lojtarëve si Ernest Muçi dhe Ledio Beqja, të grumbulluar në ekipet e para të Tiranës e Teutës. Pikërisht ky fakt e ka bërë edhe më tepër optimist në shanset e tij ish-mbrojtësin, tani në krye të kuqezinjve 19 vjeçarë: “Po të shohësh listën e U-19 vetëm dy lojtarë nuk po luajnë me ekipet e tyre, pasi janë në ekipet e para, Ernest Muçi dhe Ledio Beqja. Të gjithë të tjerët po luajnë në skuadrat e tyre dhe kjo tregon formën e mirë. Ne jemi fokusuar të gjejmë lojtarët më të mirë të mundshëm. Jemi treguar gjithmonë të kujdesshëm, për të mos tentuar lojtarë që janë të dyzuar dhe të zhgënjehemi në fund kur ata zgjedhin një tjetër Kombëtare”.

Në grupin katër kualifikues, bashkë me Belgjikën organizatore, Greqinë dhe Islandën, për kuqezinjtë bëhet e vështirë, në kohën kur sipas rregullores së këtij kompeticioni, kualifikohen 2 skuadrat e para dhe e treta më e mirë në 13 grupe gjithsej. E megjithatë Dede nuk fshihet dhe del hapur me ambicjen e tij për tu kualifikuar, i bindur edhe në kualitetin e skuadrës që disponon: “Nuk dua të fshihemi dhe ne shkojmë atje për t’u kualifikuar. Shpresoj që kjo gjeneratë të jetë e artë për Kombëtaren. Ne njohim çdo kundërshtar. Duke parë rivalët që ne kemi, pretendojmë se jemi shumë të fortë. Sipas gjykimit dhe punës që ne bëjmë, jemi pretendent për t’u kualifikuar”.

Greqia është rritur shumë vitet e fundit, Belgjika luan përpara publikut të tyre, ndërsa Islanda është në formë konstante. Kundërshtarë të fortë, ashtu si ishte në fakt edhe Polonia kundër së cilës 19 vjecarët kuqezinj fituan 3-1, por Europiani i 19-vjeçarëve që do të zhvillohet në Irlandën e Veriut vitin e ardhshëm nuk shihet aspak I pamundur.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI