Flash

"Kundër Francës...": Kreu i FSHF hedh poshtë mundësinë e dështimit të inaugurimit

Lapsi.al 31 October 2019
"Kundër Francës...": Kreu i FSHF hedh poshtë

"Nuk ka asnjë dyshim që stadiumi do të inaugurohet në datë 17": me këto fjalë Armando Duka, presidenti i FSHF-së, ka insistuar se impanti i ri Arena Kombëtare do të jetë gati për ndeshjen kundër kampionëve të botës të Francës. Kreu i futbollit në vend ka hedhur poshtë alternativën se problemet e evidentuara nga inspektorët e UEFA-s mund të shtyjnë hapjen e stadiumit të ri.

Në një intervistë për “Neës 24”, Duka ka insistuar se: “Po punohet me intesitet deri në datë 17. Tani jemi duke i dhënë dorën e fundit, duke montuar disa pajisje, duke pastruar dhe duke bërë gati të gjitha, për inaugurimin. Specialistët kanë marrë shënim vërejtet, të cilat nuk janë shumë esenciale dhe po i riparojnë. Gazetarët dhe komentatorët do të vendosen në katin e parë në tribunë, pasi sipas tyre është dukur më e përshtatshme. Nuk ka asnjë dyshim që stadium do të inaugurohet në datë 17, vetëm forcat madhore e ndalojnë”.

Ndërkohë, sipas asaj që bën të ditur RTSH Sport, gjatë inspektimit të fundit, të dërguarit e UEFA-s kanë pasur disa kritika dhe kanë vendosur detyra emergjente ndaj njerëzve përgjegjës për finalizimin e punimeve. Problemet më të mëdha lidheshin me çështjet teknike që kanë të bëjnë me prodhimin e sinjalit, transmetimin e ndeshjes dhe akomodimin e komentatorëve e gazetarëve. Sipas të dërguarve të UEFA-s, pozicionet e kamerave të transmetuesve të ndeshjes duhet të zhvendosen një kat më poshtë për të siguruar një pamje më të plotë, por me të njëjtën arsye duhen zhvendosur edhe vendet e komentatorëve të sfidës. Probleme janë evidentuar edhe në pozicionet ku do të akomodohen gazetarët në pjesën e tribunës, pasi jo të gjithë reporterët do të kenë fushëpamje të plotë. UEFA kërkon që gazetarët të akomodohen në vende sa më komode dhe me pamje sa më të qartë të fushës së lojës.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI