Flash

Penallti për Juventus në të 94', vëllai i Insigne shpërthen: "Jeni shkatërrimi i futbollit"

Lapsi.al 31 October 2019
Penallti për Juventus në të 94', vëllai i Insigne
Polemika pambarim pas ngjarjeve në Napoli-Atalanta e Juventus-Genoa. Skuadra e Ancelotti (ndëshkuar me karton të kuq në fund të ndeshjes: "Ndihem i sulmuar") ka parë ti ikin tre pikët për "një gabim të tmerrshëm" të Piero Giacomelli e Var, që nuk vlerësuan penallti shtyrjen e Kjaer ndaj Llorente e lejuan kështu kundërsulmin e bregamaskëve që barazuan ndeshjen. Pak orë më pas, Juventus iu gëzua një penalltie ("prekja dallohet") në minutat shtesë për një faull të Sarabia ndaj Cristiano Ronaldo. Bardhezinjtë morën fitoren në frymën e fundit me një episod që ka tërbuar Marco Insigne, vëllai i Lorenzo, që përmes profilit të tij në Instagram ka polemizuar ashpër kundër arbitrave e Var: “Ku është VAR? Jeni shkatërrimi i futbollit italian!” ka shkruar vëllai i kapitenit të Napolit, për të cilin me sa duket faulli ndaj CR7 nuk ishte.
Mes shumë komenteve të lëna në postimin e Marco Insigne duket edhe ajo e Criscito, që nuk mori pjesë në ndeshjen e luajtur në Stadium për shkak dëmtimi: “Sa neveri” ka shkruar kapiteni i Genoa, që menjëherë më pas e fshiu komentin e tij.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI