Flash

"Mendoja se do vdisja": Marcelo rrëfen ankthin që mund t'i humbiste finalen e Champions

Lapsi.al 31 October 2019
"Mendoja se do vdisja": Marcelo rrëfen ankthin që mund

"Nuk arrija të merrja frymë. U mundova të mos më kapte paniku". Nis kështu rrëfimi i Marcelo, një letër për Players Tribune në të cilën tregon ndjesitë e tij para finales së Champions League fituar kundër Liverpool. "Më dukej sikur dicka më ishte bllokuar në gjoks. Ky ishte presioni i madh. E njeh këtë ndjesi? Nuk po flas për nerva. Nervat janë normalë në futboll. Kjo ishte dicka ndryshe. Më dukej se po mbytesha".

Një rrëfim i vërtet ai që mbrojtësi i majtë i Real Madrid i bën mbrëmjes më të vështirë të jetës së tij: "Edhe një mbrëmje më parë nuk isha në gjendje të haja e të flija. Nuk kisha provuar kurrë një ankth të tillë në jetën time, kështu që nuk e dija cpo më ndodhte. Mendova të thërrisja mjekun, por kisha frikë se nuk do më linte të luaja".

Pastaj zbritja në fushë: "Kur më në fund vura këmbët në barin e fushës, pata përsëri probleme me frymëmarrjen e mendova: nëse duhet të vdes, do vdes këtu sonte. Kur nisëm lojën kundër Liverpool, nuk arrija ende të qetësohesha".

Dicka në fakt u nxiti të përballej me sulmin e panikut: "Doja të bëja historinë - shpjegon -. Doja që fëmijët e vegjël në Brazil të më shihnin si dikur shihnin Roberto Carlos". E në fund Marcelo triumfoi mbi ankthin: "U rreshtuam për nisjen e lojës, nën dritat e prozhektorëve, e pashë topin në qendër: aty gjithcka ndryshoi. Pesha mu largua nga gjoksi. Isha në paqe. Nuk kishte asgjë tjetër vec topit".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI